Categories: Uncategorized

I dhanë kokainë dhe abuzuan s*ksualisht me 17 vjeçaren, gjykata jep vendimin për 5 autorët

Gjykata e Krujës ka dhënë masën ndaj pesë personave të arrestuar në lidhje me abuzimin dhe drogimin e një vajze 17-vjeçare në këtë zonë.

Gjykata ka vendosur masën “burg pa afat” për Edison Cacën (Çangu), Fatjon lekën dhe Arbis Shimën. Sakaq gjykata ka vendosur masën “arrest shtëpie”, për Leonard Stafën dhe “detyrim paraqitje” për një tjetër person.

Në dëshminë e saj 17-vjeçarja e abuzuar s*ksualisht në Fushë-Krujë, ka deklaruar se është abuzuar që 16-vjeçe ndërsa shpesh here është dhunuar fizikisht nga abuzuesit.

E reja ka thënë gjithashtu se është shfrytëzuar si prostitutë për gati 8 muaj. “Më kanë dhënë të pij edhe kokainë, kanë tentuar të më trafikojnë edhe në Greqi pasi shfrytëzonin faktin që babi im ndodhet në burg, shpesh herë më kërcënonin.

Më jepnin drogëra të forta dhe më detyronin të shkoja me ta, kam qëndruar 3 muaj në Vlorë në një qëndër rehabilitimi”, është shprehur e reja para grupit hetimor.

Pak ditë më parë katër persona janë arrestuar nga policia e Krujës, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi ushtronin veprimtari kriminale në fushën e kultivimit të kanabisit dhe shfrytëzonin s*ksualisht një 17-vjeçare.

“Në kudër të operacionit “Nikla” u arrestuan shtetasit E. C. (Ç)., 28 vjeç, F. L., 25 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në Itali, L. S., 17 vjeç dhe A. Sh., 26 vjeç, banues në Krujë. Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit A. B., 23 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe A. M., 17 vjeç, të dy banues në Krujë dhe vijon puna për kapjen e tyre”, sqaron policia.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

4 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

4 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

4 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

5 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

5 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

6 hours ago