Herë pas here ajo është vënë në qendër të vëmendjes së mediave rozë për shkak të jetës së saj personale. Ajo është një ndër vajzat më të bukura të Shqipërisë, ish-Miss Shqipëria 2007. Përveç bukurisë, Harxhi është komentuar gjatë në media për shkak të lidhjes së pazakontë me partnerin e saj, Alexandre de Basseville.
Vjeshtën e vitit të kaluar ajo deklaroi se marrëdhënia me fotografin Jarl Alexandre de Basseville përfundoi, po ashtu edhe projektet që të dy dëshironin të realizonin për Shqipërinë. Por duket se gjërat kanë ndryshuar, pasi i kemi parë të kalojnë pushimet së bashku shumë të lumtur.
None found
Gjatë një interviste ditën e sotme në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Harxhi ka treguar se janë rikthyer sërish bashkë dhe këtë verë kanë kaluar pushimet më të bukura. Ajo shprehet se i kanë hedhur pas të gjitha problemet me njëri-tjetrin dhe komunikimi mes tyre ka qenë çelësi i gjithçkaje.
Rudina Magjistari: Si erdhi rikthimi juaj?
Egla Harxhi: Çdo çift ka ato momentet e tyre të vështira që nëse i kalon bëhen edhe më të forta. Në rastin konkret ne kemi kaluar disa momente të vështira, por kemi një forcë shumë të madhe bashkë që është komunikimi. Që do të thotë, që sado larg të jemi, kemi një forcë komunikimi edhe në largësi pa folur. Kjo është një pasuri për një marrëdhënie. Sido që të jetë puna, çdo gjë zgjidhet me komunikim dhe çdo problematike zgjidhet duke folur. Ne e kemi të fortë këtë pjesë dhe tani jemi më të fortë se sa kurrë dhe patneriteti është bërë shumë më i fortë.
Ervin Salianji ka ngritur akuza të forta ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se Shërbimi Informativ i Shtetit…
Në moshën 18-vjeçare mahniti Anglinë me fanellën e Manchester Unitedit, shënoi në Kupën e Botës dhe fitoi medaljen e bronztë…
Aktivisti Arben Kola dhe Dritan Goxhaj janë shoqëruar nga policia. Sot mbahet protesta e 135 kundër qeverisë. Gjatë fjalimeve dhe…
Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka përshëndetur nisjen e punimeve për autostradën Bukojçan–Kërçovë, duke e cilësuar këtë projekt si një…
Lutfi Haziri nga LDK derisa ka deklaruar se viti 2027 është vit i LDK-së ngase janë zgjedhjet e rregullta mandatore. Ai…
Pierre Kalulu ka zgjuar interesimin e disa gjigantëve evropianë, ndërsa Juventusi po punon për t’ia vazhduar kontratën dhe për ta…