Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka paralajmëruar sot në një intervistë për “ABCneës” se një tjetër kryetar bashkie mendohet se është dënuar jashtë shtetit për vrasje.
I pyetur për emrin Bardhi ka thënë se kjo të bëhet e ditur kur të vijnë dokumentet e plota.
“Nuk është sekret e kam thënë dhe më parë se kemi në proces verifikimi disa nga kandidatët e Edi Ramës në zgjedhjet e 30 qershorit dhe jemi duke pritur dokumentacionin provues. Tashmë në proces verifikimi kemi 12 emra kryebashkiakësh.
Ne presim që me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë të verifikojmë indiciet për të dhënat që ne kemi për këto kryebashkiakë.
Sapo të kemi një dokumentacion të tillë ne do të bëjmë denoncimin për shkeljen e ligjit të bërë nga një kryebashkiak.
Të dhënat flasin për kryerjen e veprave të ndryshme penale, kemi dhe të dhëna që një person është i dënuar ne vendet evropiane për vrasje dhe për të tjerë të cilët janë të dënuar për vepra të ndryshme penale dhe të përfshirë në trafik të lëndëve narkotike”, tha Bardhi.
Nga momenti në moment, kryeministri Edi Rama, pritet të mbërrijë në Presidencë, ku do të kërkojë nga presidenti Bajram Begaj…
Paraditen e sotme, është mbajtur seanca e parë plenare e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, e dalë nga…
Kryeministrit Edi Rama, ka publikuar bisedën me ministren e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, “Diella”, të cilën e ka pyetur lidhur…
Këtë të premte, seanca parlamentare ka nisur me tensione e debate mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës. Tensionet nisën, pasi…
Këtë të premte, po mbahet seanca e parë e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, pas zgjedhjeve parlamentare të 11…
Ditën e sotme, lideri demokrat Sali Berisha, jashtë Kuvendi u pyet nga gazetarët nëse e kanë gati kandidatin për zgjedhjet…