Policia e Tiranës ka arrestuar një person i shpallur në kërkim, i dënuar për veprat penale “Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë lokalizuar dhe kapur shtetasin Anxhelino Çervanaku, 27 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, pasi në korrik të vitit 2014, ka plagosur me armë zjarri për motive të dobëta, shtetasin B. M.
None found
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore Policisë Fier, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprat penale “Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Veprimet e mëtejshme për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.
Rrethanat e vdekjes së 62-vjeçarit Urim Fiku në datën 3 Nëntor në fshatin Godvi të Bulqizës vijojnë të mbeten një…
E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, është takuar me komandantin…
Mjegulla e dendur ka karakterizuar orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Kukësit, duke mbuluar pothuajse të…
Duke filluar nga java e ardhshme, limiti javor për tërheqjet e parave të gatshme dhe pagesat me karta në ALTA…
Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë U-21, Alban Bushi, ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet miqësore të…
Në postimin e fundit në rrjetet sociale, klubi i Elbasanit ka shpërndarë foton me banerin e ndeshjes ndaj Vllaznisë, e…