Categories: Uncategorized

I dënuar me 25 vite burg për vrasje, kush është shqiptari që u ekstradua sot nga Belgjika

Gjon Menga, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin e ka dënuar me 25 vjet burgim, për “Vrasja në rrethana cilësuese” dhe “Armëmbajtja pa leje” u esktradua sot nga Belgjika.

Menga në vitin 2004, ka vrarë me armë zjarri shtetasin L. S. dhe ka plagosur katër persona të tjerë.

Gjithashtu u ekstraduan nga Belgjika dhe Italia 2 shtetas, për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit për veprat penale që kanë kryer.

Njoftimi

Falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Belgjikën u krye ekstradimi nga Belgjika drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Gjon Menga, 56 vjeç, lindur në Mamurras, Kurbin.

Shtetasi Gjon Menga ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas, në vitin 2004, ka vrarë me armë zjarri shtetasin L. S. dhe ka plagosur katër persona të tjerë.

Po nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Belgjika drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Luigj Dema, 26 vjeç, lindur në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 19 muaj e 4 ditë burg, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, shitja apo blerja e armëve të ftohta”.

Gjithashtu, nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Roma, Itali, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Manol Begaj alias Martin Begaj, 41 vjeç, lindur në Samatice, Berat. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Durrës ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë për lirimin me kusht të këtij shtetasi, duke urdhëruar vuajtjen e dënimit të mbetur, 1 vit, 1 muaj e 15 ditë burgim, për veprën penale ”Vrasja me paramendim”. Shtetasi Menol Begaj ka vrarë me armë zjarri në qytetin e Beratit, shtetasin B. C.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

5 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

5 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

5 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

5 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

5 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

6 hours ago