Categories: Uncategorized

I dënuar me 14 vite burg, kapet në Belgjikë shqiptari ilegal

Policisë së Shtetit dhe ajo belge ka arritur të arrestojë në Belgjikë, 45-vjeçarin nga Vlora, i kërkuar për vrasje mbetur në tentativë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kanë marrë informacione nga qytetarë me banim në Belgjikë, nisur edhe nga publikimi në media i personave në kërkim, për një person të kërkuar për vrasje mbetur në tentativë, i cili jetonte ilegalisht në Belgjikë.

Të lidhura

None found

Shkëmbimi i informacioneve mes Interpol Tirana dhe Policisë belge bëri të mundur identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Dritan Xhelita, 45 vjeç, banues në Vlorë.

Në kuadër të bashkëpunimit, Policia belge, në koordinim Policinë Kufitare të Rinasit ka bërë deportimin e këtij shtetasi nga Belgjika në Shqipëri.

Gjykata e Apelit Tiranë, në vitin 2016, e ka dënuar këtë shtetas me 14 vite burgim, për veprën penale të “Vrasja në rrethana cilësuese, e mbetur në tentative” ndaj punonjësit të Policisë P. Y.

Policia Kufitare e Rinasit ia ka dorëzuar shtetasin e lartpërmendur Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, ku dhe është bërë ekzekutimi i vendimit të gjykatës për këtë shtetas.

Policia e Shtetit falënderon autoritetet policore belge për bashkëpunimin mjaft të mirë me Policinë e Shtetit dhe për reagimin profesional e në kohë për rastin konkret.

të fundit

Agjenti i ICE-së plagos në qafë një burrë para fëmijës së tij 5-vjeçar në Nju Jork, 300 protestues përplasen me policinë

Rreth 300 protestues janë përplasur me policinë e Nju Jorkut mbrëmjen e së enjtes, më 8 tetor, jashtë një spitali…

12 minutes ago

Tragjedia në New York: 23-vjeçarja hidhet nga kati i 15-të bashkë me foshnjën, ish-partneri 31-vjeçar qesh gjatë arrestimit

Nathalie Ramirez, 23 vjeç, u vra brutalisht nga i dashuri i saj 31-vjeçar, i cili akuzohet se e ka shtyrë…

12 minutes ago

Këmbimi valutor 9 Tetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.3 lekë dhe do shitet me…

20 minutes ago

Operacion ndërkombëtar në Ekuador, 21 të arrestuar dhe 45 tonë kokainë të sekuestruar

Policia e Ekuadorit, në bashkëpunim me Europolin dhe autoritetet spanjolle, ka shkatërruar një rrjet të madh ndërkombëtar të trafikut të…

31 minutes ago

Fejza: Shiroka-Pula është presidente jashtë politikës së përditshme

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, ka thënë se përafrimi mes LVV-së dhe Partisë Demokratike të Kosovës ka të bëjë…

37 minutes ago

Miratohet me 85 vota pro Reforma Territoriale/ Shqipëria me 15 Bashki më pak, si do funksionojnë! Ekspertët skeptik: Nuk garanton shërbime për qytetarët

Pas orëve të gjata diskutimesh, Kuvendi miratoi reformën e re administrativo-territoriale me 85 vota pro. Reforma nuk mori konsensusin e…

39 minutes ago