Categories: Uncategorized

Hyri për të grabitur, pronarja i merr armën: Pamje të pabesueshme nga Elbasani (VIDEO)

Policia arrestoi të shtunën në mbrëmje Astrit Thaçin si personin e dyshuar për grabitjen e argjendarisë në lagjen “Aqif Pasha” në Elbasan.

Ai u kap pas disa grabitjeve të kryera duke vënë në alarm policinë.

Ndërkohë, gazetari i Abc News Aldo Kozarja ka siguruar videon e kamerave të sigurisë së Argjendarisë së shtetases A.B që ndodhej brenda në momentin e ngjarjes.

Siç duket nga pamjet e siguruara nga Abc News, Astrit Thaçi i veshur me xhup të zi, pantallona të zeza, atlete të bardha dhe një pulovër të kuqe, hyn si blerës normal në argjendari. Ai përshëndet pronaren e argjendarisë dhe i kërkon të provojë një unazë.

Pasi ka provuar disa, Thaçi nxjerr pistoletën nga brezi dhe i kërkon që të mos lëvizë, ndërsa ajo tenton të largohet. Pasi mendon se ka neutralizuar gruan, Thaçi fillon të marrë orenditë e arit që gjenden në banak duke i futur nëpër xhepa, por pikërisht këtu bën diçka që do t’i kushtojë shumë.

Ndërkohë që Astrit Thaçi fut bizhuteritë e arit në xhepa le në mëhyrë të pakujdesshme pistoletën në banak. Këtë rast e shfrytëzon shumë mirë gruaja, e cila ia merr pistoletën dhe largohet nga dyqani e ndjekur nga Astrit Thaçi me vrap.

Pas daljes nga dyqani me pistoletën e Thaçit në dorë, pronarja ka bërtitur duke kërkuar ndihmë duke u futur tek lokali ngjitur argjendarisë. I pari që ka mbërritur për të ndihmuar ka qenë oficeri i policisë që gjendej tek dera e Drejtorisë së Policisë së Elbasanit.

Policia e arrestoi Astrit dy ditë më parë në Kombinat në Tiranë pas identifikimit. Argjendaria që kishte piketuar Thaçi ndodhet vetëm 15 metra larg Drejtorisë së Policisë së Elbasanit. /abcnews.al

të fundit

Makina shpërthen në flakë në mes të qytetit të Fierit

Një automjet është përfshirë nga flakët në qendër të qytetit të Fierit. Raportohet se mjeti ka qenë në lëvizje kur…

3 minutes ago

EDITORIAL/ Rruga e turpit urban Hygeia–Megatek: Taksa në asfalt, gropa në rrugë

nga Albeu.com Rruga dytësore nga Casa Italia, konkretisht segmenti nga Spitali Hygeia deri te Megatek, është shndërruar në një simbol…

22 minutes ago

Brikena “thumbon” Mateon: Më pëlqejnë meshkujt me bark, jo ata të palestrës

Gjatë sfidës së buxhetit në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, një bisedë mes Brikenës dhe Mateos ka tërhequr vëmendjen…

27 minutes ago

Arratisja e Altin Ndocit/ Reagon Drejtoria e Burgjeve: Pavarësisht ndërhyrjes, nuk e ndaluam dot

Drejtoria e Burgjeve, ka reaguar pas arratisjes së të dënuarit Altin Ndoci nga spitali gjatë kohës që po merrte mjekim.…

34 minutes ago

U arratis nga spitali i burgut/ Kush është Altin Ndoci? I arrestuar për vrasjet në Durrës

Ditën e sotme, i burgosuri në burgun e Durrësit, Altin Ndoci, 34-vjeç, me origjinë nga Puka dhe banues në Tiranë,…

49 minutes ago

Arratiset nga burgu i Durrësit Altin Ndoci

Një i burgosur është arratisur nga shërbimet e Burgut të Durrësit. Sipas burimeve, i dënuari Altin Ndoci, ndodhej i shtruar…

56 minutes ago