Categories: Uncategorized

Hoxha tregon si nisi përplasja e dy grupeve në Elbasan që nisën sagën e vrasjeve

Gazetari Artan Hoxha foli mbrëmjen për ngjarjen e ndodhur në Elbasan ku mbeti i vrarë Bujar Çela, vëllai i të kërkuarit Talo Çela.

Hoxha sqaroi se zanafilla e konfliktit janë 50 kilogramë kokainë të humbura në Londër.

Për pasojë mes grupeve kriminale ka nisur sipas tij larja e hesapeve e cila nis me vrasjen e tre personave në Bradashesh në dhjetor të vitit 2018 dhe së fundi me vrasjen e Bujar Çelës

“Kemi të bëjmë me një 50 kilogramsh kokaine që ka humbur në Londër. Dyshimi është që e ka marrë një grup tjetër në Elbasan. Këtu është e gjithë zanafilla e kësaj historie. Kemi 3 të vrarët në Bradashesh, Endrit Dylgjeri, xhaxhai i vet dhe shtetasi turk. Kemi dy vëllezër që sapo kishin dalë nga burgu në Itali që iu bë atentat. Pastaj kemi një atentat një i ri Peqini. Pastaj një vrasje në Durrës.

Janë nga ato vrasjet që unë thosha që autorët nuk e djegin makinën po i shpërbënin makinat. Grupi rival pyeti ku shpërbëhen makinat dhe zbërtheheshin në Durrës. Gjatë këtij viti brenda 3 muajve të parë kemi 2 vrasje, kemi vëllezërit Haxhia që kishin servis dhe para dy vëllezërve Haxhia edhe dy të tjerë që kishin servis.

Mbasi u vranë këta në Elbasan kemi dy vrasje të tjera, ku u kapën dy persona ku njëri nga ata dyshohet që ka bashkëpunuar me hetimin. dhe ndodhi vrasja tjetër ku u vra një i pafajshëm vëllai i një personi në kërkim, vëllai i Talo Çelës”, tha Hoxha.

Për vrasjet e ndodhura në Elbasan është arrestuar Erion Alibej, i vëllai i Endrit Dylgjerit. Ai dyshohet për vrasjen e Emiljano Ramazanit, Regis Runajt dhe Bujar Çelës. /Opinion/

të fundit

VIDEO/ Dhunohet TikTokerja e njohur Suada Muça

Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…

20 minutes ago

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…

28 minutes ago

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…

55 minutes ago

Kryeministri Rama mesazh urimi për besimtarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen

Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…

1 hour ago

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?

Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…

1 hour ago

Këmbimi valutor 25 Dhjetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…

2 hours ago