Gazetari Artan hoxha ka dhënë disa detaje të reja në lidhje me vrasjen që ndodhi ditën e djeshme në Tropojë ku mbeti i vrarë 47 vjecari Guxim Gjuriqi.
Sipas Hoxhës vrasja e 47 vjecarit është vazhdën e serisë së vrasjeve që lidhen me historitë e vjetra të fisit të Haklajve.
Gazetari Hoxha tha se vëllai i viktimës së mbrëshme kishte qënë punonjës policie, në zyrën e pasaportave, në kohën kur Fatmir Haklaj ishte shef komisariati në Tropojë. Më tej hoxha sqaroi:
“Në Tropojë ndaj janë aq shumë të vrarë, sepse pas vitit të parë u zgjeruan aq shumë rrethi i viktimave saqë po vriteshin jo vetëm të afërmit por edhe miq e shokë të cilët mund të ishin ulur rastësisht me ata që ishin përfshirë në këtë histori.
Agroni, vëllai i Guximit, më vonë kur Fatmir Haklaj u bë shef komisariati, ka punuar te pasaportat. Agroni nuk ka qenë i përfshirë tek seriali i vrasjeve në Tropoijë. Ka një lokal aty ku ka ndodhur ngjarja, banesa e viktimës së mbrëmshme ndodhet shumë afër ngjarjes. Janë fis i njohur dhe kjo ka bërë që të mos përziheshin.
Viktima e mbrëmshme është një njeri që nuk përfshihej. Agroni, i vëllai i tij, krijoi një biznes, ka ndërtuar postën e Bajram Currit, ka ndërtuar vepra arti të vogla, ka patur pastrimin e qytetit deri më tani.
Agroni vazhdoi të jetonte si normalisht, jo si pjesa tjetër që fshiheshin. Në një moment kur po goditeshin njerëzit që rrinin afër dhe shoqëroheshin… në këtë kohë një bisedë me Agronin ai thotë:
“Këtu është bërë e vështirë por të jetuar dhe po shikonte mundësinë për tu larguar në SHBA. Aktualisht Ka familjen atje”.
Pse dyshoj se është në vazhdën e kësaj historie?
Vërtet janë ngjarje që kanë ndodhur në shekullin e kaluar, por pikërisht në datën 5 janar 1998 është vrasja që ka nxjerrë nga shinat Fatmir Haklaj, u vra i vëllai i tij Shkëlqim Haklaj“, tha gazetari Hoxha.
“Policia duhet të marrë masat që kjo ngjarje të zbardhet sa më parë pasi rrezikon që të kthehet në një zinxhir vrasjesh si në 1999-2000.
Nuk mundet që personat që jetojnë atje të mos reagojnë ndaj kësaj vrasjeje pasi vetë vendi, shoqëeria, ambienti nuk ua lejon këtë. Prandaj policia duhet të gjejë autorët për të shmangur një seri të re vrasjesh“, vijoi Hoxha në intervistën me gazetarin Endri Xhafo. /abcnews.al
Pritjes së ëmbël i ka ardhur fundi dhe Enki e Andi Shehi janë bekuar me vogëlushin e tyre, Amor. Ka…
Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në aksin rrugor Sarandë-Ksamil në vendin e quajtur Manastir. Mësohet se…
Pas disa ditësh me temperatura jashtëzakonisht të larta për këtë periudhë, një stuhi e fuqishme goditi pasditen e së shtunës…
Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të kontributeve për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë pritet të hyjë në fuqi dhe nis…
Kryeministri Edi Rama ishte sot në Lezhë për mitingun e radhës elektoral për zgjedhjet e 11 majit. "Kush e ka…
Janë bashkë. Nuk janë bashkë. Ngjajnë në çift. Nuk ngjajnë në çift. Shumë gjëra kemi dëgjuar këto kohë për Gjestin…