Por, për ata persona të cilët janë të lodhur nga klishet e tilla romantike, Hoteli Zed i British Columbia ka një alternative për këtë ditë festive!
Hoteli, me vendndodhje në Victoria, po ofron një specialitet “katër orë” në 14 Shkurt, të cilin e ka bërë për pesë vitet e fundit. Çiftet mund të regjistrohen nga 10 e mëngjesit deri në 2 pasdite, (tarifat fillojnë nga $ 59 CAD).
Iternari i ditës fillon me një lojë ping-pongu, duke vazhduar në një sallë pritjeje me ushqime të ndryshme e deri në një vaskë të nxehtë, në natyrë.
Hoteli po rrit aksionet me një promo për “prodhuesit e bebeve” – nëse të dashuruarit mirëpresin një gëzim në jetën e tyre nëntë muaj pasi takimit të tyre, ata do të fitojnë një qëndrim falas në Hotel Zed sipas zgjedhjes së tyre, për 18 vitet e ardhshme.
CEO i Hotel Zed, Mandy Farmer erdhi me idenë origjinale të “Nooner”-it, kur fëmijët e saj ishin të vegjël dhe ajo po mundohej të gjente kohë për burrin e saj. Një pushim romantik më 14 shkurt ishte më tërheqëse për të sesa një tufë me karafila ose një kuti me çokollata!
Hotel Zed shkruan se ky promovimi është i hapur për të gjithë, pavarësisht nga identiteti gjinor, shprehja apo orientimi seksual.
Policia e Kukësit, ka arrestuar 19-vjeçarin që u përfshi në aksidentin rrugor me 2 të vdekur në aksin Krumë-Golaj. 19-vjeçari,…
Dy muaj pas videos virale nga koncerti i Coldplay, ku Kristin Cabot dhe CEO i Astronomer, Andy Byron, u panë…
Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të paketës ligjore në mbrojtje të pronës dhe territorit, Edi Rama paralajmëroi se do të…
Ajlin Petrela, regjisorja dhe ish-bashkëshortja e aktorit të humorit dhe kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, ka folur për herë të…
Jennifer Lawrence mund të ketë zbuluar emrin e fëmijës së saj të dytë. Ylli i “Hunger Games” u fotografua ndërsa…
Leon Dajaku, do e vazhdojë karrierën tek Ulm 1846 në Gjermani. 24-vjeçari ka befasuar me këtë zgjedhje, pasi tashmë do…