Categories: Uncategorized

Horoskopi javor: Çfarë kanë parashikuar yjet për ju sipas Paolo Fox

Dashi: Do të vazhdoni ta keni dhe për disa kohë mbështetjen e Marsit dhe të Diellit, prandaj do të jeni në humor të mirë dhe me dëshirën për t’u aktivizuar në punë të ndryshme. Pushimet verore ju ndihmuan të çlodheshit. Tashmë jeni të gatshëm të përballoni çdo sfidë. Aty nga fundi i javës gjërat do t’ju ecin mbarë dhe në aspektin sentimental. Mos harroni, e rëndësishme është që të vazhdoni në rrugën tuaj pa u ndalur.

Demi: Pas një periudhe nervozizmi, do ta keni sërish mbështetjen e Diellit, që do t’ju kthejë humorin e mirë dhe buzëqeshjen. Një bisedë me të dashurin e zemrës do t’ju bënte vërtet mirë, sepse më pas Venusi do të kthehet në pozicion të pafavorshëm, duke ju shtyrë të bëni zgjedhje të nxituara. Yjet ju këshillojnë të tregoheni të qartë.

Të lidhura

None found

Binjakët: Do ta filloni javën me forca të reja dhe në humor të mirë. Më pas Dielli do të kthehet në pozicion të pafavorshëm dhe do ta keni të vështirë të përqendroheni në punët tuaja. Gjithçka do t’ju ecë mirë në aspektin sentimental, sepse duke filluar nga dita e shtunë, Venusin do ta keni aleat dhe pasioni dhe erotizmi do të jenë të garantuara. Bëni gjithçka keni në dorë për të qenë të lumtur.

Gaforrja: Pritet që këtë javë të ndodhin ndryshime. Dielli do të ndriçojë në shenjën tuaj dhe do t’ju kthejë besimin në vete dhe entuziazmin në gjithçka që do të bëni. Do të keni një jetë të pasur sociale, të mbushur me takime dhe plot raste për argëtim. Aty nga fundi i javës, Venusi do ta lërë shenjën tuaj. Përfitoni që gjatë kësaj kohe t’ia mbushni zemrën partnerit me dashuri. Do t’ju duhet të lodheni shumë për të ruajtur ekuilibrat.

Luani: Prania e Diellit në shenjë do t’ju ndihmojë që të ndiheni në humor të mirë dhe energjikë. Largimi i tij nga Luani do t’i bëjë vend Venusit ditën e shtunë, i cili do t’ju ndihmojë në marrëdhënie me të tjerët. Nëse jeni nisur në udhëtim, do të kaloni ditë të këndshme të mbushura me risi. Edhe ata që s’i kanë nisur ende pushimet pritet që të kalojnë ditë të bukura. Pushimet në fshat do të ishin një ide e mirë.

Virgjëresha: Kalimi i Diellit në shenjën tuaj do t’ju mbushë me energji pozitive, përveçse do t’ju ndihmojë të jeni në humor të mirë dhe të qetë. Kurse prania e Mërkurit në shenjë, i cili do të vazhdojë të ushtrojë të njëjtin ndikim si gjatë javës së kaluar, do t’ju bëjë më bashkëveprues me këdo. Ju presin ditë të bukura. Jini optimistë dhe mos u druani përpara asgjëje.

Peshorja: Ju pret një javë interesante dhe e ngarkuar. Hëna do të jetë në shenjën tuaj deri ditën e shtunë për t’ju dhuruar emocione të reja. Ndërkohë, Marsi do të vazhdojë t’ju nxisë të bëni kurajë dhe do të ndikojë që të ndiheni më energjikë. Do të arrini të kapërceni dhe situatat më të vështira, pavarësisht disonancës së Venusit. Jupiteri do të ndihmojë ata që kanë lindur gjatë dhjetëditëshit të dytë dhe të tretë të shenjës. Fitorja u përket më të fortëve.

Akrepi: Situata do të vijë duke u përmirësuar për të lindurit në shenjën e Akrepit. Gjatë ditëve të para të javës do të ndjeni lodhje. Më pas Dielli do të kalojë në pozicion të favorshëm, duke ju kthyer energjitë dhe humorin e mirë. Edhe Hëna do ta ndriçojë shenjën tuaj deri më datë 27. Mos u druani përpara vështirësive, sepse gjithçka do ta keni në favorin tuaj.

Shigjetari: Gjatë javës do të hasni shqetësime, pasi Diellin do ta keni kundër. Por, mos u shqetësoni së tepërmi, sepse do të keni gjithsesi mbështetjen e Marsit, që do t’ju ndihmojë të përballoni çdo situatë. Edhe nëse problemet nuk do të zgjidhen plotësisht, të paktën do të ndiheni më të lehtësuar. Në fundjavë Venusi do të kalojë në shenjën tuaj, duke ndezur sërish flakën e dashurisë.

Bricjapi: Planetët këtë javë do të kthehen në pozicion të favorshëm për shenjën tuaj. Dielli është zhvendosur në një shenjë mike dhe ndikon që të jeni në humor të mirë dhe energjikë. Duke filluar nga dita e shtunë, Venusi nuk do të jetë më në disonancë. Më në fund do të çliroheni nga ndjenja e pakënaqësisë apo e shtypjes, që ju pengonte ta jetonit lirshëm historinë tuaj të dashurisë.

Ujori: Tashmë mund të ndiheni të lehtësuar, sepse do të keni mbështetjen e Hënës, Marsit dhe Diellit. Ditën e shtunë Venusi do të largohet nga shenja juaj, duke ju krijuar probleme në sferën sentimentale. Tregohuni të duruar në marrëdhënie me partnerin. Nëse do të bëni veprime impulsive, mund t’i thoni lamtumirë përgjithmonë.

Peshqit: Do të përjetoni një gjendje të paqëndrueshme, pasi Dielli dhe Mërkuri do të jenë në disonancë dhe do të hasni probleme në marrëdhëniet me të tjerët. Kini parasysh që nuk mund ta mbyllni njërin sy përpara vështirësive. Mundohuni të përqendroheni në punën tuaj, pasi mendjen e keni tjetërkund. Të shtunën Venusi do të kthehet nga shenja juaj. Ashtu si në luftë dhe në dashuri nuk duhet t’i tregoni pikat e dobëta.

të fundit

Tregjet mbeten nën presion nga përplasjet SHBA-Iran, nafta shtrenjtohet sërish

Tregjet ndërkombëtare po vijojnë të ndjekin me shqetësim zhvillimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, ndërsa për të katërtën ditë…

2 minutes ago

Tragjedi familjare në Xhorxhia: 63-vjeçari dyshohet se ekzekutoi gruan dhe vajzën pas konfliktit për nënën e tij

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Xhorxhinë në SHBA, ku një burrë 63 vjeç dyshohet se qëlloi për vdekje bashkëshorten…

3 minutes ago

Mijëra serbe vazhdojnë protestat, edhe pse Vuçiç njoftoi se do dorëhiqet

Mijëra qytetarë u mblodhën të dielën në qytetin serb të Kraljevës, duke vazhduar protestat kundër presidentit Aleksandar Vuçiç, vetëm një…

5 minutes ago

Mbahet sot protesta e 30-të, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e pa negociueshme të Edi Ramës!

Këtë të hënë, 29 qershor 2026 do të mbahet protesta e 30-të kundër qeverisë, ndërsa organizatorët u kanë bërë thirrje…

20 minutes ago

SHBA dhe Irani bien dakord për një tërheqje të përkohshme pas incidenteve në Ngushticën e Hormuzit, bisedime në Doha të martën

Pas shkëmbimit të zjarrit pranë Ngushticës së Hormuzit gjatë ditëve të fundit, Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë pranuar të…

21 minutes ago

Moti për sot, 29 Qershor 2026: kthjellime në të gjithë vendin dhe vranësira të pakta pas mesditës

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë…

29 minutes ago