Categories: Uncategorized

Horoskopi 10 janar 2020, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje

Dashi

Kohëve të fundit jeni shumë të acaruar dhe jeni gati për të debatuar, si në punë edhe në shtëpi. Kjo nuk do të thotë se duhet të dorëzoheni, por bëni mirë që të flisni me dikë dhe të kuptoni se nuk ka vend për debat në çdo gjë.

Të lidhura

None found

Demi

Rrezikoni që të përsërisni veten gjë që mund t’iu shkaktojë probleme në jetën tuaj profesionale. Bëni mirë që të reflektoni, pasi qielli favorizon sqarimet më kolegët ose eprorin.

Binjakët

Nuk mundeni më me të njëjtën situatë, ndaj e ndjeni të nevojshëm ndryshimin. Kjo gjë vlen duke filluar nga puna, pasi jeni në kërkim të diçkaje tjetër. Megjithatë mos u nxitoni, pasi stimujt mund të vijnë vetë.

Gaforrja

Ky është momenti i duhur për të kursyer, si në ekonominë shtëpiake edhe në ndonjë aktivitet tuajin. Do t’iu duhet që të merrni edhe vendime të vështira. Bëni mirë që të kërkoni edhe këshilla, në mënyrë që të mos e mbani gjithë ngarkesën mbi vete.

Luani

Të lindurit e kësaj shenje do të jenë nën mbrojtjen e Marsit, ndaj mos u frikësoni nëse në punë do të hasni në pengesa. Me gjasë për ju janë rezervuar mundësi të reja, të cilat nuk i dini ende.

Virgjëresha

Ndoshta do të keni një promovim në punë ose një vlerësim për atë që do të bëni. Megjithatë kjo nuk do të thotë se mund të relaksoheni, pasi nëse rrëzoheni, dëmi do të jetë më i madh.

Peshorja

Jeni të dominuar nga një ndjesi parehatie dhe stresi, për shkak të ndikimit të kundërt të Saturnit. Bëni mirë që të përshtateni me ndryshimet në punë, në mënyrë që të mos humbni terren.

Akrepi

Nuk jeni aspak të kënaqur me punën që bëni. Nëse jeni vartës, e ndjeni veten thjesht një numër, ndërsa nëse jeni në krye të një situate profesionale, punët nuk po ecin mirë. Fatmirësisht si kompensim, ju pret një dashuri e sinqërtë.

Shigjetari

Rrezikoni që të hidhni një hap të gabuar, por fatmirësisht ky muaj do të jetë mjaft i favorshëm për ju dhe do të arrini që të rikuperoni. Instinkti shpesh ju shtyn në gabim, ndaj bëni kujdes në dashuri.

Bricjapi

Më në fund nuk do të jeni pa fat si dikur dhe në sferën profesionale do të siguroni besim. Nëse jeni të zotët, është e kotë që të qëndroni në hije, por bëni përpara me kokën lart.

Ujori

Kohëve të fundit mendoni gjithnjë e më shumë se problemet tuaja, kanë ardhur si pasojë e veprimeve tuaja ekstreme, shkruan noa.al. Por ndoshta nëse reflektoni, do të arrini në konkluzionin se përgjegjësia nuk është e juaja dhe kështu do të ndiheni më mirë.

Peshqit

Në këto momente sfera profesionale ju bën që të ndiheni krenar, veçanërisht në raport me bashkëpunëtorët. Ju pëlqen që të keni njerëz përreth, por sigurisht marrja e vlerësimeve, ju ndihmon më shumë. Ajo që duhet të bëni, është që të forconi pozicionin tuaj.

të fundit

VIDEO/ Zjarr në kompleksin “Aura” në Laprakë, banorët denoncojnë: Zjarrfikësja erdhi një orë me vonesë, flakët i fikëm vetë

Banorët e Kompleksit “Aura” në Laprakë, kanë denoncuar se mbrëmjen e djeshme në pallatin e tyre ka rënë zjarr. Sipas…

11 minutes ago

Keiko Fujimori shpallet presidente e Perusë, fujimorizmi rikthehet në qeverisje pas mbi 20 vitesh

Tre javë pas zhvillimit të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Peru, kandidatja e djathtë Keiko Fujimori është konfirmuar…

14 minutes ago

Trump paralajmëron takim në Doha për çështjen bërthamore të Iranit, Teherani thotë se nuk ka negociata në axhendë

Donald Trump ka shprehur një optimizëm të përmbajtur për kontaktet që pritet të mbahen në Doha të Katarit për programin…

14 minutes ago

Sot mblidhet Kuvendi në seancë plenare, në axhendë projektligji për kontrollet zyrtare dhe 8 projektrezoluta

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot, më 30 qershor 2026, në orën 10:00, seancën plenare të radhës, në përputhje me kalendarin…

14 minutes ago

Trump njofton bisedime në Doha, Teherani i mohon: Ndoshta janë të rëndësishme, ndoshta jo

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, foli me kujdes, por me optimizëm në lidhje me kontaktet që priten të zhvillohen në…

30 minutes ago

Çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025! Shqipëria e treta në Europë

Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë vitit e fundit, duke bërë që jo vetëm të kalojnë…

37 minutes ago