Një 32-vjeçari nga Shkodra ka rrënë në pranga e policisë, teksa dyshohet të jetë i përfshirë në atentatin ku mbeti i vrarë Hekuran Billa.
I arrestuari është identifikuar si Andi Agraja. Gjatë kontrollit nga policia në një lokal, ai u largua me vrap duke hedhur një çantë në tokë, brenda së cilës u gjet dhe u sekuestrua një pistoletë me krëhër 7 fishekë kalibër 9 mm.
None found
Pas disa minutash ndjekje, policia ka arrestuar 32 vjeçarin banues në Shkodër. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.
Kujtojmë se Hekuran Billa u ekzekutua mbrëmjen e 11 qershorit, në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë. Hakmarrja mbetet pista kryesore e dyshimit. Dyshohet se Hekuran Billa, ka ekzekutuar Prel Markun me plumb në ballë, në atë kohë 22 vjeç. Billa rezulton i përfshirë në një rrjet prostitucioni në Angli.
Hekuran Billa, atëherë 28 vjeç, qëlloi Prel Markun, 22 vjeç, në Park Royal në 14 tetor 2006. Për këtë krim, u shpall fajtor për tre akuza për vrasje në tentativë dhe vrasje të Prel Marku, dhe u dënua me burgim të përjetshëm, me një mandat minimal të rekomanduar prej 34 vjet, teksa njihej dhe me emrin tjetër, Herland Bilali.
Sulmuesi brazilian i Barcelonës, Raphinha, ka arritur një tjetër moment të rëndësishëm në karrierën e tij, duke barazuar një rekord…
Media franceze La Releve et La Peste, i ka kushtuar një artikull të gjatë protestave në Shqipëri, duke analizuar shndërrimin…
Zgjedhja e demokratëve Julianna Stratton si senatore e re e Illinois shënon një moment historik për përfaqësimin e grave afrikano-amerikane…
Seralb Hotaj Seralb Hotaj është i radhës që firmos kontraëtn e parë si profesionist me Vllazninë [...]Read More...
Përqindja e nxënësve 15 dhe 16-vjeçarë në Kosovë që kanë raportuar tentimvetëvrasje është rritur nga 3.4% në vitin 2011 në…
Oliver Millanov dha dorëheqjen nga pozicioni i Drejtorit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Qeveria emëroi Jovica Andovski, ish-zëvendësministrin…