Categories: Uncategorized

Historia tronditëse e gruas së varfër: Djali 5-vjeçar më thotë s’ke bukë të më japësh

Vera Huqi, 45 vjeç dhe banuese në Tiranë, ka kërkuar ndihmën e emisionit “Fiks Fare”. Ajo është në një gjendje të vështirë ekonomike dhe shëndetësore.

Fëmijët e saj, 1 dhe 5 vjeç, nuk frekuentojnë as çerdhe dhe as kopësht, sepse nuk kanë mundësi ekonomike. Vera është trajtuar me kemp deri para dy vitesh, pasi duart e saj janë të paralizuara.

Të lidhura

None found

Në 2014-n komisioni për caktimin e KEMP-it në qytetin e Durrësit ia hoqi këtë të drejtë. Sot, nëna e dy fëmijëve thotë se të miturit qajnë për bukë.

“Nuk më vjen djali 5-vjeçar brenda, sepse më thotë pse më bëre kur s’ke bukë të më japësh”, thotë Vera mes lotësh.

Myftari, burri i saj, 85-vjeçar është i paralizuar. Ai trajtohet me një pension pleqërie, por që sipas Verës lekët e tij nuk mjaftojnë as për ilaçe e drita. Në këtë familje kanë të gjithë probleme shëndetësore, pasi vajza 1-vjeçare vuan nga epilepsia dhe merr ilaçe çdo muaj.

“Unë nuk marr ilaçet e mia se s’kam para, e kam recetën aty. Marr vetëm ilaçet e vajzës. Kërkoj nga “Fiksi” të më ndihmojë se po më vdesin fëmijët për bukë”, bën thirrje zonja Huqi./tch

të fundit

Përplasje në Kuvend mes Musliut dhe Rizvanollit për energjinë elektrike: KESCO dhe KEDS e blejnë rrymën, thotë ministrja

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, gjatë seancës së Kuvendit, ka kritikuar ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, duke e akuzuar për…

13 seconds ago

BE-ja përcakton përfaqësuesit për bisedimet e paqes në Ukrainë: pesë vende europiane në tryezë

Bashkimi Europian ka përcaktuar ekipin që do të përfaqësojë Europën në negociatat e ardhshme për paqen në Ukrainë. [...]Read More...

2 minutes ago

SKANDAL/ Si gënjeu Tërmet Peçi me firmë dhe vulë Delina Ibrahimajn, Ervin Meten dhe Petrit Malajn!

Bashkia Tepelenë, gjatë kohës kur drejtohej nga Tërmet Peçi, ka dërguar në Ministrinë e Financave informacione që nuk përputheshin me…

5 minutes ago

Spartak Ngjela i del në mbrojtje Luizit dhe sqaron batutën për 6 mijë eurot dhe zërin erotik

Në vijim të bisedës në emisionin “Live me Luizin” në Top Channel, avokati Spartak Ngjela iu përgjigj edhe disa pyetjeve…

10 minutes ago

KPK emëron drejtues në Prokurorinë Speciale dhe miraton konkurs për katër pozita

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), nën udhëheqjen e kryesuesit Arian Gashi, ka mbajtur takimin e 307-të, gjatë të cilit ka…

11 minutes ago

Saga e përgjakshme e Sarandës/ Nga plagosja në lokal te ekzekutimi mafioz, zbardhet zinxhiri i hakmarrjeve që i mori jetën Artan Myrtajt

Ekzekutimi mafioz 100 metra larg komisariatit, si u ndoq dhe u qëllua për vdekje Artan Murtaj në Sarandë Emisioni investigativ…

14 minutes ago