Rubrika “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e veçantë dhe aspak të zakontë të Xhulias. Kur ishte 17 vjeç ajo u fejua me mblesëri, me një person që e pa vetëm përmes fotografisë.
Ai jetonte në Itali dhe madje nuk ishte i pranishëm as në fejesën e tyre. Xhulia u shpreh se fillimisht përmes fotos nuk i pëlqeu, por sot ajo e falenderon Zotin që e solli në jetën e saj.
Ardit Gjebrea: Sa vjeç je fejuar?
Xhulia: 17 vjet!
Ardit Gjebrea: Dhe u fejove me një fotografi?
Xhulia: Kur i tregoj sot gocës nuk e beson, jo thotë mami po më tregon ndonjë film. Jo i them është e vërtetë.
Ardit Gjebrea: Kush ta solli atë fotografi dhe si pranove duke parë thjesht një fotografi dhe ti ke sot bashkëshortin prej asaj fotografie?
Xhulia: Bashkëshorti im që është sot e kaq vite, jetonte në Itali atë kohë. Vëllai i bashkëshortit tim kishte marrë nusen tek komshiu im dhe jemi në po të njëjtën lagje dhe vjehrri im vinte tek krushku dhe i thoshte dua një gocë të mirë për Gentianin. Ai komshiu jonë, çuni xhaxhait të babit, jo komshiu, fis domethënë jemi, shiko i thotë se ka Nazmiu një gocë të mirë, punëtore, por është pak e vogël. Ai thotë e njoh Nazmiun, pi kafe çdo ditë. Kështu vazhdoi ajo historia, fjalët, bisedat. Çuni i xhaxhait erdhi një natë dhe më solli fotografinë e burrit, burri ishte në Itali.
Ardit Gjebrea: Po të pëlqeu të paktën fotografia?
Xhulia: Jo! Kur e pashë në fillim jo, kur e pashë në fotografi ashtu i dobët, ai ishte 23 vjet. Babi tha unë këtë çunin e njoh se kam pirë kafe kur vjen ne Gusht. O ba i thashë mirë e njeh ti, po si është? Është çun i mirë tha. Mirë i thashë është çun i mirë në kafe, por se di në realitet si është?
Ardit Gjebrea: Fjalë e babit për ty ligj?
Xhulia: Po, po ligj, ky është fati jot tha, unë jam i sigurt tha që ky është fati jot dhe tha beso babin, se babi nuk gabon.
Ardit Gjebrea: Edhe kështu ndodhi?
Xhulia: Po kështu ndodhi! Ne premë atë fjalën, vendosëm ditën që u fejuam që e shpallën, në 14 Shkurt ishte Dita e Shën Valentinit. Edhe ai erdhi në Gusht, nga Shkurti që ishim fejuar me fotografi erdhi në Shkurt.
Ardit Gjebrea: Pra ju u fejuat me fotografiinë?
Xhulia: Po!
Ardit Gjebrea: Pastaj ai erdhi në Gusht?
Xhulia: Po erdhi në Gusht!
Ardit Gjebrea: Kur erdhi në Gusht që e takove, cili ishte impakti i parë?
Xhulia: Nuk më pëlqeu me thënë të drejtën!
Ardit Gjebrea: Po sot të pëlqen se vetëm nuk më pëlqeu po thua deri tani?
Xhulia: Po sot po, nuk e ndërroj me asnje gjë në botë, e falenderoj Zotin që e kam.
Në nisje të sezonit të ri politik në vend, në Partinë Demokratike kanë nisur “spastrimet”. Sot janë hequr nga grupet…
Vera zakonisht shoqërohet me pushime, pushim dhe momente kënaqësie dhe argëtimi. Megjithatë, jo të gjitha çiftet i jetojnë këto muaj…
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka kritikuar të mërkurën homologun e tij belg, duke e quajtur “udhëheqës të dobët…
Dafina Zeqiri po e përqafon me shumë bukuri periudhën pas lindjes së fëmijës dhe ndryshimet që ajo sjell në trup.…
Edon Zhegrova ishte afrimi i fundit i Juventusit më merkaton e verës. Ish-lojtari i njohur, Antonio Cassano e ka cilësuar…
Pas përfundimit të mandatit të Olta Zaçes, zbardhen emrat e kandidatëve që garojnë për vendin vakant të kreut të Gjykatës…