DUket se vrasja e vajzës së shtëpisë, nuk është e vetmja fatkeqësi në familjen Buci nga Dibra.
Pas zbulimit të ngjarjes makabre ku babai dhe vëllai kanë vrarë para 8 vitesh, 23 vjeçaren Eglantina Buci, mësohet se disa vite më parë në këtë familje ka ndodhur një tjetër ngjarje e rëndë ku vjehrra ndryshe gjyshja e të resë kishte vrarë nusen e djalit.
None found
Burime për Abcneës.al bëjnë me dije se nëna e Faikut vite më parë ka vrarë nusen e djalit tjetër, Bashkimit i cili ishte emigrant në Itali.
Sipas informacioneve të siguruara mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 23:00 të mbrëmjes, në momentin që reja me vjehrrën po shikonin televizor dhe nisi konflikti, që përfundoi me vrasjen e bashkëshortes së Bashkimit.
Drama e familjes vijon dhe me një tjetër humbje të njerëzve të dashur. Dy vite më parë Abc Neës ka mësuar se Faikut i kishte humbur jetën nga leucemia një nga djemtë.
Ndërkohë ngjarja e rëndë e zbuluar një ditë më parë nga policia ku ka humbur jetën 23-vjeçarja Eglantina Buci, ka ndodhur në vitin 2012, ku e reja ishte ekzekutuar me plumb në kokë nga i vëllai dhe planin për vrasjen e saj e kishte kryer i ati.
Shkëlzen Buci i dënuar 13 vite burg për vrasje me paramendim të ngelur në tentativë, kishte ekzekutuar me plumb në kokë në Malin me Gropa, dhe ishte kthyer për ta varrosur 3-4 ditë më vonë, ndërkohë që trupi i saj ishte gjetur atje nga gjuetarë të zonës.
Në lidhje me këtë ngjarja policia tashmë ka vënë në pranga edhe babai i saj Faik Buci, i cili mësohet se është dhe i divorcuar nga nëna e Eglantinës me të cilën kishte katër fëmijë dhe i martuar me një grua tjetër me të cilën nuk ka asnjë fëmijë.
Mauricio Pochettino po shijon një fillim të jashtëzakonshëm me Shtetet e Bashkuara në Kupën e Botës 2026, por sipas trajnerit…
Dashi Dite premtuese dhe e mbushur me momente harmonike kjo e sotmja për te dashuruarit. Marsi do ju nxite te…
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure pranë urës së Milotit. Bëhet me dije se dy…
Qyteti i Kavajës u trondit mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi një krim i rëndë ndodhi brenda familjes Rreshka. 76-vjeçari…
Ambasadori i Kosovës për Marrëdhëniet me NATO-n, Astrit Zemaj ka reaguar ndaj, siç i cilëson ai, interpretimeve të pasakta dhe…
Fatmir Limaj ka reaguar ashpër pasi Taulant Balla e përfshiu emrin e tij në një listë të pretenduar me “mercenarë”…