Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Hijet e natës”, duke arrestuar një 21 vjeçar i dënuar më parë për vjedhje.
Zbardhen dhe dokumentohen 11 vjedhje të ndodhura në qytetin e Durrësit.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një thikë, një levë hekuri dhe një maskë të cilat i përdornin për kryerjen e vjedhjeve.
A.D., 21 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” u arrestua, si dhe u procedua në gjëndje të lirë shtetasi E.Xh, 17 vjeç.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 18.07.2020, në lagjen nr.3, Durrës, dyshohet se kanë vjedhur në lokalin e shtetasit A.N., ku kanë marë 10.000 lekë.
Nga hetimet e kryera rezulton se këta shtetas, gjatë këtij muaji në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit, kanë kryer edhe 10 vjedhje të tjera, kryesisht në lokale dhe një dyqan të një kompanie celulare, ku kanë marrë sasi të konsiderueshme parash, aparte celular e sende të tjera, vjedhje këto të dokumentuara me prova filmike.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një thikë, një levë hekuri dhe një maskë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…