Categories: Uncategorized

Hije korrupsioni? PD 3 pyetje ministres Balluku për koncesionin Thumanë- Kashar

Departamenti Antikorrupsion në Partinë Demokratike bën tre pyetje për ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, lidhur me koncensionin Thumanë-Kashar.

PD thotë se Qeveria ka anuluar kontratën koncesionare me PPP për ndërtimin e segmentit Thumanë -Kashar- Lekaj, ku thuhet se koncesioni ishte korruptiv dhe se kjo parti dokumentoi sesi ishte dyfishuar vlera reale e ndërtimit të rrugës dhe ishte zgjedhur drejtpërdrejtë oligarku, mik i Kryeministrit.

Sipas partisë më të madhe në opozitë, anulimi i një koncesioni korruptiv është një lajm i mirë për qytetarët, mirëpo, nuk mund të jetë lajm i mirë, nëse anulimi nuk është bërë për të luftuar aktin e parë korruptiv, por për qëllime të tjera më madhore korruptive.

“Ministria e Infrastrukturës pritet që shumë shpejtë të hapë “garë” për ndërtim me koncesion të tipit BOT, për këtë aks rrugorë, që nënkupton ndërtimin e rrugës nga kapitali privat, dhe më pas kompania përfiton fondet nga taksimi i aksit për një periudhë së paku 30 vjeçare”, thuhet më tej duke iu drejtuar tre pyetje ministres.

– A është paracaktuar si fituese e kësaj procedure fiktive kompania “TERNA” dhe a ka kontakte personale ministrja Belinda Balluku me këtë kompani?

– A është urdhëruar Komisioni që të hartojë kriteret dhe dokumentat e tenderit, duke ja përshtatur ato klientit të paracaktuar dhe me të cilin ka arritur pazarin e rradhës?

– A janë duke u hartuar propozimi teknik dhe financiar, si dhe kriteret e tenderit, sipas kushteve që i plotëson vetëm një kompani, duke eleminuar në këtë mënyrë konkurencën e lirë, që është parakusht ligjor për çdo prokurim publik?

Në mbyllje deklarohet se eleminimi i garës dhe paracaktimi i fituesve të çdo tenderi publik, janë arsyet pse Shqipëria ka bërë hapa të mëdha pas në luftën ndaj korrupsionit dhe pse korrupsioni është bërë pengesa kyçe për integrimin europian të Shqipërisë.

të fundit

Kabineti i ri/ Presidenti Bajram Begaj dekreton qeverinë “Rama 4” (FOTO)

Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…

9 minutes ago

Elseid Hysaj: Në Beograd do të jetë ndeshje e qetë, besoj në ëndrrat që kam

Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…

26 minutes ago

Rama mbërrin në Presidencë, do të dorëzojë emrat e ministrave të rinj te Kreu i Shtetit, pritet mandatimi

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e…

38 minutes ago

Pse Diella pritet të kthehet në ministren më të korruptuar

Nga Skyweb.al Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama, është bërë lajm ndërkombëtar sot. Rama di se si ta…

55 minutes ago

Njihuni me dy shenjat e horoskopit që duhet të bëjnë kujdes/ Periudhë e vështirë deri në fund të vitit

Fundi i vitit, sjell trazira të forta të brendshme për Binjakët dhe Peshqit, dhe Saturni dhe Urani retrogradë e thellojnë…

1 hour ago

Mandatimi i qeverisë/ Kryeministri Rama pritet të shkojë në Presidencë

Nga momenti në moment, kryeministri i vendit Edi Rama, pritet të mbërrijë në Presidencë, ku do të kërkojë nga presidenti…

1 hour ago