Categories: Uncategorized

Hashim Thaçi: Isha gati të jap jetën i ri, tani që jam me thinja e kam amanet t’a ruaj Kosovën

“Për mua, Kosova është gjithmonë e para. Isha gati të jap jetën i ri për Kosovën, e sot që jam prind me thinja nuk ka dyshim se procesi ku më kanë përfshirë mua dhe bashkëqytetarët e mi është të ruaj Kosovën.

Kosova është një amanet që e kemi nga të parët tanë”

Të lidhura

None found

Pas disa ditësh intervistimi në Hagë, Presidenti i Kosovës Hashim Thaci ka folur për herë të parë mbi këtë proces dhe pritshmëritë e tij.

Gjatë një deklaratë për shtyp, Thaci tha qytetarëve se historia e Kosovës e vulosur me gjak dhe sakrificë për liri, nuk mundet ta rishkruajë askush.

“Historia nuk mund të rishkruhet nga askush. Ju them që ky process nuk mund të rishkruajë këtë histori, sepse është vulosur me gjakun dhe sakfrificën e një populli me liri.

Cilido qoftë rrjedha dhe kohëzgjatja, historia e fitimit mbi një pushtues do të bëhet njëherë e përgjithmonë e paprekshme nga askush.

Ky procesi i radhës është në vazhdën e shpifjeve dhe akuzave ndaj UÇK. Por ky proces do vulosë rolin historic të UÇK-së si një rol i patjetërsueshëm dhe i pazëvendësueshëm në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Këto përbuzje ndaj Kosovës e shqiptarëve, represioni deri në masa gjenocidiale, do të jetë një nga faqet më të errëta që nuk do rishkruhet në Kosovë.

Unë që pata rol në shtetformimim e Kosovës. Ndjehem më fort i sigurt për sakrificën personale për zbardhjen e kësaj historie 22 vjeçare. Një histori e mbushur me lëndime dhe akuza ndaj bashkëluftëtarëve të mi”- tha Thaci.

të fundit

SHBA-ja godet një anije mallrash në Gjirin e Omanit, e dyshuar për shkelje të bllokadës ndaj porteve iraniane

Një avion ushtarak amerikan ka goditur një anije mallrash në Gjirin e Omanit, pasi ajo dyshohet se kishte tentuar të…

28 seconds ago

Alarm për ndotje të ujit të pijshëm në Vlorë, disa raste helmimi te fëmijët dhe të rriturit

Alarm për cilësinë e ujit të pijshëm në Vlorë, ku analizat e kryera në depozitën e kopshtit nr. 10 kanë…

5 minutes ago

Foto/ Michał Oksiński dyshohet si autori i masakrës në Krakov, 25-vjeçari vrau nëntë persona

Detaje tronditëse janë zbardhur nga hetimet për sulmin me armë zjarri në Krakov të Polonisë. [...]Read More...

17 minutes ago

EURO U-19/ Fatjon Tafaj: Kemi besim te grupi, ndaj Qipros dhe Armenisë synojmë maksimumin

Trajneri i Kombëtares U-19, Fatjon Tafaj, ka folur për fshf [...]Read More...

18 minutes ago

Erion Braçe për kandidaturën e përfolur të Arbër Hajdarit në Tiranë: Ka potencial, por duhet garë brenda PS

Deputeti i PS, Erion Braçe, i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ka folur në lidhje me kandidaturën e përfolur…

19 minutes ago

MPB raporton 11 denoncime për dhunë në familje gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e gjithë shtetit janë regjistruar 11 denoncime për dhunë në familje.Nga Ministria e…

24 minutes ago