Tre stuhi kërcënojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Karaibet këtë fundjavë. Bëhet fjalë për stuhinë tropikale Hanna, në gjirin e Meksikës, Uraganin Dagllas në oqeanin paqësor dhe stuhinë tropikale Gonzalo në Atlantik.
Stuhia tropikale Hanna po fiton fuqi dhe pritet të prekë tokën si një uragan në Teksas në orët e para të së dielës. Parashikuesit sidoqoftë thonë se do të jetë një uragan i kategorisë 1 me erëra që do të arrijnë shpejtësinë e 120 km në orë kur të prekë tokën në Teksasin jugor shkruan tch. Nëse Hanna do të fuqizohet dhe të kthehet në uragan, ky do të jetë uragani i parë i sezonit në Atlantik.
None found
Ndërsa uragani Douglas po i afrohet Hawa-it, por parashikohet të dobësohet para se të arrijë zinxhirin e ishujve në fundjavë. Ai arriti kulmin si stuhi e kategorisë katër më herët gjatë ditës dhe tani është një stuhi e kategorisë tre me erërat që arrijnë shpejtësinë e 180 km në orë. Dobësimi pritet të vazhdojë edhe gjatë 36 orëve në vijim ndërsa i afrohet Havait. Ndërsa stuhia e tretë, Gonzalo, pritet ti afrohet ishujve Uinduard duke marrë me vete erëra të forta dhe shi të rrëmbyeshëm.
Stuhia tropikale Gonzalo, sidoqoftë, nuk do të mund të shndërrohet në uragan sipas ekspertëve. Në ditët e para të javës së ardhshme, ajo do të dobësohet akoma më tej ndërsa i drejtohet jugut të Karaibeve në atë që pritet të jetë një sezon uraganësh jo pak intensiv.
Bersant Celina ka shkëlqyer në fitoren e Al-Ettifaqit, duke kontribuar me gol dhe asistim në triumfin 3-0 ndaj Al-Kholood.Al-Ettifaq triumfoi…
Kreu i PD Sali Berisha ka dalë në një komunikim për mediat, ku ka folur për dhunën policore ndaj studentëve.…
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar nga ambientet e Komisariatit nr. 2 në Tiranë, ku ndodhet me Besart…
Një histori që ndërthur solidaritetin njerëzor me një ngjarje të rëndë është bërë publike nga faqja “Evente_a_Kamëz”. Bëhet fjalë për…
Protesta e 12-të studentore në Tiranë ka marrë vëmendjen e medias franceze France 24, e cila i ka kushtuar një…
Kreu i PD Sali Berisha ka dalë në një komunikim për mediat, ku ka folur për dhunën policore ndaj studentëve.…