Categories: Uncategorized

Hapja e transportit publik: Mësoni rregullat bazë anti COVID-19 që duhet të respektojmë

Transporti publik do të nisë punë nën rregulla të rrepta për t’u siguruar se nuk do të kthehet në vatër infektimi me COVID-19.

Pas lajmërimit të ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu për nisjen e transportit publik, shoqatat janë pajisur me protokollin e sigurisë që duhet zbatuar si nga operatorët ashtu edhe nga udhëtarët.

Të lidhura

None found

Pikat kryesore të protokollit përmbajnë udhëzime për distancën mes udhëtarëve që do të ulen në mënyrë diagonale si dhe pajisjen e detyrueshme me maska dhe doreza.

Ja rregullat bazë:

1-Numri i udhëtarëve do të jetë 70% e kapacitetit të automjetit.

2-Ulja e udhëtarëve do të jetë në mënyrë diagonale, me përjashtim të personave të së njëjtës familje, vërtetuar me dokument identifikimi.

3-Drejtuesi i mjetit dhe udhëtarët duhet të jenë të pajisur me maska mbrojtëse dhe doreza.

4-Hipja dhe zbritja e udhëtarëve bëhet nga dyer të ndryshme.

5- Nëse dikush ka simptoma covid-19, lajmërohet Urgjenca Kombëtare dhe nuk zbritet në stacionin më të afërt.

6- Mjetet dhe bagazhet duhen dezinfektuar në 60% të hapësirës së përdorur nga udhëtarët. Shoqëritë dhe terminalet duhet të kenë dezinfektantë me bazë alkooli.

7-Dritaret qëndrojnë hapur përgjatë gjithë kohës së udhëtimit.

8- Duhet të respektohet distancimi social.

9- Në automjete do të ketë postera sensibilizues për masat e sigurisë.

Shoqatat e Transportit duket se janë ndarë në dy kampe pas deklaratës së Manastirliut për hapjen e transporti: ata që do rinisin punën ditën e nesërme dhe të tjerët që refuzojnë.

Eneo Sulejmani, kryetar i shoqatës brenda dhe ndërqytetes në Tiranë ka dalë kundër këtij vendimi, duke refuzuar të rinisë aktivitetin pa u ndryshuar protokolli dhe pa u plotësuar kërkesat që ata kanë.

Ndërkohë ndryshe do të veprojnë kolegët e tyre në qytetin e Shkodrës, Korçës, Fierit dhe Vlorës, të cilët kanë deklaruar se do të fillojnë punën që nesër duke zbatuar protokollin e caktuar nga ministria.

të fundit

Al-Nassr e kishte në vëmendje Korenicën, menaxheri tregon klubet që kërkuan futbollistin kosovar

Meriton Korenica mund të kishte përfunduar në një skuadër me Cristiano Ronaldon. Futbollisti i Kosovës ishte një nga emrat që…

2 minutes ago

Andonovski prezanton aplikacionin m.Uslugi: Shërbimet publike më pranë qytetarëve

Ministria e Transformimit Digjital (MTD) sot zyrtarisht lançoi aplikacionin m.Uslugi, aksesin e ri celular në shërbimet publike digjitale dhe dokumentet…

4 minutes ago

Janevska: Jemi pranë marrëveshjes për ushqimin e studentëve, sot pritet takim me kryeministrin

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska deklaroi se është e bindur se së shpejti do të gjendet një zgjidhje…

4 minutes ago

Erion Veliaj reacts after transfer to Fier prison: “Police kidnapping”; I was not shown the legal order, did not give my consent and objected!

Vendimeve Penale (IEVP) në Durrës drejt paraburgimit të Fierit. Në një deklaratë për shtyp, të datës 28 tetor 2026, Veliaj…

6 minutes ago

Student revolt against the government/Rama: I will remain in office until the end of my contract with the citizens!

Përmes një deklarate, kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish lidhur me protestat studentore, duke deklaruar se do të qëndrojë në…

7 minutes ago

Prime Minister Rama: Pensions will be doubled, here is when the law takes effect

Këtë të mërkurë, gjatë konferencës për mediat, kryeministri Edi Rama, ka komentuar protestën studentore dhe aktet e dhunës të regjistruara…

7 minutes ago