Pas konfirmimit të dy rasteve me koronavirus në vendin tonë, ka reaguar dhe ambasadori i Shqipërisë në Kinë, Selim Belortaja.
Me anë të një postimi në Facebook Belortaja shprehet se bashkimi i Shqipërisë me “hartën e kuqe” ka qenë prezente, sot vetëm sa u zyrtarizua, me argumentin se Shqipëria me Italinë janë thuajse “njësh” me avionët dhe tragetet e përditshme.
Më tej ai kritikon batutat bajate të tipit “jemi racë e fortë”, apo këshillat “hani limona e pini raki”, duke thënë se duhet të shkundemi e të veprojmë përpara se koronavirusi të na shkundë.
“Asgjë e re s’ka ndodhur. Ato 2-3 ishujt e vegjël s’mund të qëndronin për shumë kohë gri. Me Italinë ne ishim thuajse “njësh” me avionat dhe tragetet e përditshme. Bashkimi me “hartën e kuqe” aty ishte, sot vetëm sa u zyrtarizua. Kjo është keq sigurisht, por ka dhe një të mirë: uljen tonë me këmbë në tokë! Mbylljen e stacionit të ..Gallatës!
Stopin e ..qyfyreve, kunjave e shakave tona bajate, të folklorizmave si ..“është si punë gripi, po ..një çikë me i fortë se gripi”! apo “jemi rracë e fortë”; te këshillave qesharake si ….”hani limona e pini raki”! “është kot kjo e kot ajo…”, etj.
Ngjeshjes e gajasjes sonë të papërgjegjëshme nëpër kafe, restorante, salla, stadiume dhe autobuza edhe ..për 1 stacion!
Të gjithë duhet të shkundemi. Ndryshe doemos ..do të na shkundë!”, shkuan ambasadori i Shqipërisë në Kinë.
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka votuar në procesin për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, pavarësisht vendimit…
"SPAK e tërhoqi urdhrin e arrestit ndaj Taulant Ballës, i cili – sipas Dumanit – e mbron Suel Çelën". Kështu…
Dje ishte një ditë historike, pasi Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s pati mbledhjen e parë në Tiranë. Sot është bërë një…
Adrien Rabiot dhe Massimiliano Allegri sërish bashkë, këtë herë te Milani. Fotot e fundit të tyre së bashku në Itali…
Kryetari i PD, Sali Berisha u largua nga Kuvendi në momentin që Niko Peleshi u zgjodh kryetari i ri i…
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur një aksion në zonën turistike të Valbonës, ku janë ndërmarrë masa…