Categories: Uncategorized

Hajdari nuk lëshon pe as pas takimit me Ramën: S’ka marrëveshje pa u hapur listat

Deputetja Rudina Hajdari ka thënë pas takimit me Kryeministrin Edi Rama në kryesinë e Kuvendit, se opozita parlamentare është në unison sa i përket kërkesës për lista të hapura, se mazhoranca nuk e voton dot e vetme marrëveshjen me opozitën jashtëparlamentare dhe se grupi opozitar nuk do ta votojë atë pa u pranuar hapja e listave.

Fjala e Rudina Hajdarit në përfundim të takimit me Ramën:

Folëm për listat që kemi kërkuar të hapen në zgjedhjet e ardhshme. Nuk tërhiqemi nga kjo kërkesë, dhe do ti tregojmë Ramës se nuk do ta bëjmë qoftë nëse kemi presion nga opozita jashtëparplamentare por edhe të huajt. Listat e hapura janë për të pasur një garë që të mos mbetet peng i dy politikanëve që bëjnë marrëveshje që nuk ju shërbejnë qytetarëve shqiptarë. Kërkojmë zgjedhje me standarde, cilësi dhe ta bëjmë këtë realitet. Mbështetet nisma jonë nga 75% e qytetarëve shqiptarë.

Nëse Rama preferon dhe zgjedh opozitën jashtëparlamentare, ju kthen shpinën shqiptarëve. Nëse hap listat i bën nderë Shqipërisë dhe vendit, që të mos shkojnë në parlament ata që kanë monopole dhe zgjodhën nga kryetarët e partive. Ka një presion të jashtëzakonshmëm, sepse marrëveshja në atë tryezë i shërbeu integrimit të Shqipërisë dhe riktheu në sistem PD dhe LSI. Duhet patjetër të kemi mbështetjen e qytetarëve. Rama nuk i ka votat për atë marrëveshje. Ne nuk tërhiqemi nga kërkesa jonë dhe padyshim që do ta kushtëzojmë votën tonë. Pa pasur lista të hapura dhe ndryshime kushtetuese, nuk ka shans që të votojmë gjë.

Rama mund të flasi vetë dhe mendoj se është në gjendje të flas, nuk u vendos gjë por u bë e qartë çfarë do ndodhi në vijim. Ne e kemi marrë përsipër këtë betejë dhe do të luftojmë deri në fund. E gjithë opozita parlamentare sa i përket listave të hapura jemi unison. Ka presion nga të gjitha anët, ka edhe deputetë që mund të imponohen dhe të ndryshojnë mendje, ajo që mund të ndodhi do ta shikojmë me votë.

Unë si deputete bashkë me kolegët kemi qenë të qartë. Këta individë që kanë ardhur, janë baltosur, janë quajtur tradhtar të votojnë për dikë tjetër besoj se është e vështirë. Ne të provojmë në zgjedhjet e hapura. Nëse hapen listat nuk më jep garanci as mua as Myslim Murrizit të rizgjidhemi, por mundësojmë që shqiptarët tqë kenë shansin për të zgjedhur jo vetes sonë. E kuptoj se mund ta ketë të Vështirë Rama por ne nuk tërhiqemi, ata janë të detyruar të ulen me ne dhe të flasim për kërkesat tona. Nuk ndryshojmë asnjë centimetër pe.

të fundit

“Do ja q* robt”, Dosja e SPAK për AKSHI-n, si Ergys Agasi përgatiste “çunat” për presion ndaj ish-ministrit të PS, e shihnin si pengesë

Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) për AKSHI-n del qartë se si një grup personash të lidhur me…

3 minutes ago

Festa luksoze e ditëlindjes së Lauren: Kardashian dhe Jenner në qendër të vëmendjes

Kris Jenner dhe Khloé Kardashian i janë bashkuar Lauren Sánchez Bezos për festimin e ditëlindjes së saj të 56-të. Festa…

25 minutes ago

Nga Reality Show në GJKKO, Monika Kryemadhi batuta me gazetarët: Janë shtuar shumë fjetjet burrë me burrë

Ditën e sotme, ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është paraqitur në GJKKO për seancën paraprake të dosjes “Meta”,…

36 minutes ago

Shtëpia kapsulë: Si po përballet Toney me distancimin nga banorët

Edhe pse shumëkush mendoi se do të largohej nga gara, Toney vazhdon të jetë pjesë e Big Brother VIP Kosova,…

44 minutes ago

Largohet nga posti i drejtoreshës së “Shefqet Ndroqit”, Silva Bala/ Ja kush e merr drejtimin (EMRI)

Largohet nga drejtimi i ish-Sanatoriumit Silva Bala. Bëhet me dije se “Shefqet Ndroqi”, do të drejtohet nga Elisabeta Treska. Ndërkohë, …

1 hour ago

Protesta e Partisë Demokratike, hiqet pema e Vitit të Ri para Kryeministrisë

Në prag të protestës së Partisë Demokratike, e cila do të zhvillohet sot në orën 18:00 para Kryeministrisë, autoritetet kanë…

1 hour ago