“Jam nga ata opozitarë që vazhdojnë të bëjnë opozitë. Në një vit kam bërë më shumë opozitë se opozita në 7 vite…”
Gjatë intervistës së saj për gazetarin Çim Peka në Syri TV, deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari tregoi arsyet se pse nuk e dogji mandatin e deputetes ashtu siç bëri opozita e bashkuar në grup.
None found
Sipas Hajdarit, për protestën studentore ja vlente djegia e mandatit, për kërkesat e opozitës, jo.
“Protesta e studentëve ishte organike, kurse ajo e Bashës dhe Kryemadhit nuk ishte. Protesta e studentëve nuk ishte parë prej 30 vitesh dhe aspirohej për diçka që unë kam ardhur në Shqipëri.
Ishte e denjë, e bukur dhe tregoi një zemërim të qytetarëve, tregoi pjesën më vitale të shoqërisë. Edhe sot po dolën, prapë të njëjtën gjë do thoja. Një mandat personal nuk është njësoj si 43 mandate të opozitës.
Shumë mandate të opozitës e dëmtojnë parlamentin e saj. Ka një ndryshim si dita dhe nata. Nëse vërtet do ndryshim sistemi duhet të jesh brenda sistemit. Vendimi im ishte i duhuri dhe koha e ka treguar”, tha Hajdari.
Ajo sfidoi edhe opozitën e bashkuar teksa u shpreh se: “Jam nga ata opozitarë që vazhdojnë të bëjnë opozitë. Në një vit kam bërë më shumë opozitë se opozita në 7 vite”, u shpreh Rudina Hajdari, ndërsa shtoi se, “ky parlament është legjitim”.
Pacientja pa diçka në karrigen e zbrazët, ajo që i tha infermieres është rrëqethëse — Klan Kosova [...]Read More...
Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka përgëzuar Michael Bogachekun për nominimin e tij si ambasador i…
Në orën 09:00, Komisioni Hetimor Parlamentar, i cili po heton veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt,…
Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme plenare, në të cilën deputetët do të zhvillojnë debat…
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro, do të këmbehet me 90.4 lekë në blerje dhe 91.2 lekë në…
Këtë të mërkurë, vendi ynë do të përfshihet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira mesatare deri të dendura dhe…