Kryeministri Edi Rama gjendet në Thumanë, aty ku tërmeti shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe njerëzore.
Duke folur për rindërtimin, Rama ka habitur me sjelljen e tij kur i ka hequr mikrofonin një zonje, e cila i ka përmendur Presidentin Meta.
None found
Banorja e pyeti për një shqetësim, nëse do të merrte banesat e fëmijëve, që do të prishen për t’u bërë projektet e reja të rindërtimit, por në fund kërkoi të thotë edhe diçka mbi fjalën e Metës mbrëmë në manifestim.
Në këtë moment, Rama është revoltuar dhe ka kërkuar t’i merret mikrofoni, duke thënë se po sjell ters në Thumanë, duke përmendur Presidentin.
Biseda:
Banorja: Aman o Edi Rama hiqi përrallat se s’po na mban vendi. Nga ky hall që na ka rënë, jemi bërë pesimistë, duke folur me vete, se kur kemi parë fëmijët aty dhe kërkonte ndihmë e nuk ishim të zotët ta ndihmonim. I kemi blerë shtëpitë me djersë. Dua të di çfarë do bëhet me shtëpitë, që kisha për djemtë, që janë në Itali. Këta thonë që do t’i prishin.
Rama: Më myte, më shkatërrove. Më lërë të flas. Ti sikur të sulmon, sikur të lavdëron, të myt.
Banorja: Të dyja bashkë i bëj.
Rama: Tani shtëpitë janë në emër të djemve?
Banorja: Janë në emrin e burrit dhe timin.
Rama: Shtëpitë do t’i marrësh, siç i kishe, të dy hyrjet në pallatet që kishe.
Banorja: Edhe një gjë tjetër, se dëgjova atë Ilir Metën atje
Rama: Boll tani, bjere mikrofonin, mos na sill ters në Thumanë, o Zot, kot s’e kemi çuar në Parlament këtë. Ishim mirë këtu, lëre tani mos na sill ters, lërja Presidencës.
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka marrë pjesë në një takim të nivelit të lartë për…
Rreth 500 anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike nga gjashtë qytetet e juglindjes, Korça, Pogradeci, Maliqi, Devolli, Kolonja dhe Pusteci,…
Shërbimet amerikane të inteligjencës paralajmëron për intensifikimin e përpjekjeve të Iranit për të goditur personelin amerikan në Lindjen e Mesme…
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka deklaruar se Milan Radoiçiqi dhe të gjithë personat përgjegjës për sulmin e…
Historiani dhe publicisti Auron Tare, ka reaguar pas publikimit nga kryeministri Edi Rama të një liste me fotografitë dhe emrat…
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u ka bërë thirrje kubanëve që kërkojnë ndryshime politike në vend të bashkëpunojnë në…