Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së ka nënkuptuar se LSI do të hyjë me lista të veçanta dhe jo me listë të përbashkët me PD në zgjedhje, të enjten në darkë në një intervistë në Syri Tv.
Pyetjes së gazetarit Peka, nëse LSI do të garojë me listë të përbashkët me PD-në, Kryemadhi ju përgjigj se:
None found
“Ne kemi kohë deri atëherë, ka kohë deri pas 15 prillit dmth 15 prill-15 maj. Është koalicioni i të gjithë shqiptarëve, e majta e bashkuar, e djathta e bashkuar, shqiptarët të gjithë të bashkuar kundër Edi Ramës që është vetëm. Por kjo nuk është çështje koalicionesh”.
Por, Kryemadhi siguroi se do të jetë në koalicion qeverisës me PD:
“Kurrë! Unë po e them që tani. Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrin, ne LSI kemi koalicion me Partinë Demokratike dhe qeverisja jonë pas zgjedhje të 2021 do të jetë vetëm me Partinë Demokratike”.
Ajo e bëri të qartë se Edi Rama nuk do të mund të blejë asnëj deputet të dalë nga listat e LSI-së:
“Nuk ka për të pasur njeri, bir nëne të lëvizë nga listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim apo të Partisë Demokratike apo të kujt do partie tjetër që mund të mendojë Edi Rama që mund t’i blejë. Nuk blen dot. Ka blerë seksin deri më tani por dashurinë nuk e blen dot. Kështu që e ka të mbaruar atë punë”.
Një nga skandalet më të mëdha të evazionit fiskal në historinë gjyqësore greke është zbuluar në Selanik dhe Halkidiki. Autoritetet…
Protestat kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit shqiptar kanë kaluar kufijtë e Shqipërisë, duke u…
Ai nuk ka aftësitë komunikuese të Benjamin Netanyahut dhe as reputacionin e një politikani që di të manovrojë në korridoret…
Një aksident i rëndë është shënuar në Egjipt, ku si pasojë e përplasjes së dy trenave, kanë mbetur të paktën…
Propozim ndryshimet e ligjit për privatizim të tokave nën objekte, e të cilat figurojnë në pronësi shtetërore, nuk parashohin afate…
Analisti gjerman i politikave për Ballkanin Perëndimor dhe bashkëthemeluesi i Këshillit për Politika të Demokratizimit (DPC), Kurt W. Bassuener, në…