Ditën e sotme Rama ndodhet në Thumanë për të prezantuar projektin e rindërtimit.
Kryeministri gjatë takimit ka zhvilluar biseda edhe me banorët të cilët u është shkatërruar banesa nga tërmeti i 26 nëntorit.
None found
Një prej banorëve i është drejtuar Ramës pasi i është thënë se do të marrë vetëm një shtëpi edhe pse nga tërmeti i janë dëmtuar dy banesa.
Biseda:
Zonja nga Thumana: Kisha dy shtëpi, kur aplikova më thanë se do marr një. U thashë jo. Pse Edi Rama ma ka blerë shtëpinë që e kam blerë për djalin?
Nuk jam as në Lezhë, as në Durrës, as në Shkodër që fitoj para dhe t’ja u lë atyre. I kam blerë për zgjerim. E kam djalin 40 vjec, tjetrin 42. Ku ti coj unë fëmijët.
Rama: Janë të martuar ata?
Zonja nga Thumana: Të martuar janë.
Rama: Ku janë ?
Zonja nga Thumana: Në Itali janë.
Rama: Aman se na tmerrove…
Zonja nga Thumana: Aman o Edi Rama hiqi përrallat se na ka ardhur shpirti në majë të hundës. E di si jemi bërë, duke fol me vete. Unë dua të di nga ju, se ashtu si unë ka shume, kanë blerë shtëpitë me djersë dhe u ka dalë shpirti.
Atje te toka që kam kisha dy kasolle dhe mi prishën, as tërmeti nuk mi prishi faktikisht por mi prishën këta. Le të bëhet lulishte edhe kjo që shohim ne këtu në televizor, lum ne.
Ama se çfarë do bëni nuk e di, besim nuk kemi. Kur kemi parë fëmijën atje që na kërkonte ndihmë dhe nuk ishim të zotët ta ndihmonim ishte tmerr.
Nuk di çfarë të them. Dua të di unë që kam dy hyrje, pse të më humbi një, kurse ato shtëpitë e vogla atje marrin këtu dhe marrin dhe atje.
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar sërish lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, duke rikthyer vëmendjen te përgjegjësia e…
Dy persona nga Gostivari, të moshës 42 dhe 48 vjeç, janë arrestuar sot gjatë një aksioni policor kundër tregtisë së…
Mëngjesin e sotëm, një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku një 27-vjeçar dhe një foshnjë…
Transmetuesi shtetëror kinez CCTV ka pezulluar transmetimin e ndeshjeve të La Ligës spanjolle, duke përmbushur kështu kërcënimin e bërë pas…
BMW ka prezantuar gjeneratën e re elektrike të Serisë 3, duke sjellë një model që kombinon autonominë e lartë, performancën…
WhatsApp ka prezantuar katër funksione të reja që synojnë ta bëjnë më të lehtë menaxhimin e bisedave në grup. Përditësimi…