Pesë raste të reja iu shtuan ditën e sotme listës së të infektuarve me koronavirus në Shqipëri duke e çuar numrin total të të prekurve në 38.
Burime zyrtare bënë me dije se 12 prej të prekurve janë të shtruar në repartin Infektiv, ndërsa bëhet me dije se dy prej tyre janë më rëndë duke marrë terapi intensive.
Njëra prej dy personave që janë rëndë është një grua nga Fieri, e cila dyshohet se ka infektuar mjaft të tjerë raporton abcneës.
Gruaja ishte kthyer më datë 6 mars nga Italia. Pasi ka patur probleme me shëndetin ajo është paraqitur disa herë në spitalin e Fierit duke u shtruar disa ditë më parë.
Pas shqetësimeve, mjekët e kanë shtruar gruan duke e kuruar për probleme pulmonare, ndërsa gruaja nuk ka treguar se ishte kthyer nga Italia.
Alarmi është dhënë vetëm ditën e djeshme pasi gruas 61 vjeçare i dolën analizat pozitive me koronavirus. Fill pas kësaj gruaja është nisur me urgjencë për në Tiranë, ndërsa janë futur në karantinë tani 18 mjekë dhe infermierë të repartit ku ishte shtruar gruaja.
Ky eklips sjell energji të fuqishme pastrimi dhe fillimesh të reja. Virgjëresha lidhet me rendin, shëndetin, zakonet e përditshme dhe…
Pas një periudhe të gjatë pritjeje dhe një pune të mbajtur në fshehtësi për më shumë se një vit, Elhaida…
Dashi Do ketë ngjarje te jashtëzakonshme gjate kësaj dite për ata qe janë ne një lidhje. Gjithçka do jete ndryshe…
Deputetët po votojnë në mënyrë të fshehtë për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit. Partia Socialiste, që fitoi zgjedhjet parlamentare të…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të takohet me kryeministrin e Katarit, Mohammed Abdulrahman Al Thani, në një darkë zyrtare…
Që nga momenti kur kryeministri Edi Rama e paralajmëroi në Asamblenë Kombëtare të PS-së, krijimi i ministres virtuale të Inteligjencës…