Categories: Uncategorized

Grip apo koronavirus? Silva Bino sqaron rastet me simptoma gjatë periudhës janar-shkurt

E ftuar në emisionin “Real Story” në News 24, Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino iu përgjigj pyetjes nëse koronavirusi ka hyrë në Shqipëri që në janar apo shkurt, atëherë kur edhe ka pasur shumë të sëmurë në vend që thonë se kishin të njetjat simptoma apo shenja.

Bino nuk lë vend për aludime dhe sqaron se në atë periudhë ka qarkulluar gripi i zakonshëm.

“Në janar-shkurt kurba e përhapjes së gripit ka qënë e pritur, nuk ka pasur dyndje. Ne kemi bërë analiza dhe nuk ka pasur lidhje fare me koroanvirusin. Ne nuk kemi asgjë të pazakontë për momentin, ne po mundohemi që ta kemi kurbën e prekjeve nga Covid 19 më të zbutur. Të mos e kemi si Italia e si Spanja”,- tha ajo.

Bino sqaroi ndër të tjera se, “Ne po masim atë që quhet intervali serial, pra koha e fillimit të sëmundjes së një rasti drejt fillimit të shenjave me një kontakt të këtij rasti, sa më shuëm të largohet kjo ne kemi më pak të sëmurë. Transmetureshmeria apo intervali serial janë disa elemente që po i masim, shkruan BW.

Deri tani kemi disa të dhëna dhe duket sikur intervali i transmetueshmërisë është ulur. Ne duam të gjurmojmë sa më shumë persona të dyshuar apo të mundshëm, këtu qëndron e gjithë puna jonë në terren”,- tha ajo.

të fundit

FOTO/ Adrola provokuese, shfaq linjat trupore

Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…

14 minutes ago

‘As serbi nuk do të na e bënte!’, Banorët e Valbonës shpërthejnë në lot teksa IKMT shemb bujtinat: Na p*shkatoni më mirë…

Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…

28 minutes ago

“Shqipëria nuk ndalet”/ Rama jep lajmin: Presidenca Daneze e BE-se na fton të martën të hapim 4 kapituj negociatash

Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…

1 hour ago

BIRN: Të punësuarit në shtet shënojnë një rekord tjetër historik për zgjedhje

Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë…

1 hour ago

Prej rreth një muaji i zhdukur, gjendet pa shenja jete 44-vjeçari, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjës, ku është gjetur i pajetë një shtetas…

2 hours ago

VOTIMI/ OKB mbështet një shtet palestinez, por pa Hamasin! Shqipëria abstenon, SHBA kundër dokumentit në Asamblenë e Përgjithshme

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi të premten për të mbështetur një rezolutë që synon t’i japë frymë të re…

2 hours ago