Categories: Uncategorized

Grida Duma “tallet” me Ramën: Ai përrallis, ne do të qeverisim Shqipërinë

Ish-deputetja e PD Grida Duma deklaroi në “Byro Politike” Partia Demokratike është në momentin e saj historik për të marrë në dorë qeverisjen e vendit,

“Kjo nuk është reformë zgjedhore, por administrim zgjedhor. Zgjedhjet nuk vidhen ditën e zgjedhjeve por shitja dhe blerja ndodh përpara.

Identifikimi biometrik ul elementin e votës fallce. Kamerat do jenë aty gjatë procesit të votimit. Nëse ne e bëmë këtë betejë. PD është në momentumin e saj historik për të marrë pushtetin dhe do marrë pushtetin për të qeverisur vendin. Kjo është beteja jonë dhe qëllimi përse në 8 vite bëmë një opozitë aspak të thjeshtë. Qëllimi jonë është që të kemi zero tolerancë me palën kundërshtare”, tha Duma

Ajo u shpreh se nuk i dëgjon prej kohësh deklaratat e kryeministrit duke përdorur etiketime në drejtim të tij, si një lider që nuk qeveris por përrallis.

“Unë nuk e dëgjoj. Kam kohë që nuk e dëgjoj se ai nuk qeveris. Ai përrallis. Bën folk me këpucët e çitjanet. Unë nuk harxhojë kohë për atë se e di që do thotë batutën e radhës, Ai nuk qeveris, E mbylli vendin në karantinë dhe e çoi në pandemi ekonomike. Sot njerëzit janë të gatshëm të infektohen vetëm të mos mbyllen prapë. Lideri global kishte arritur të mbyllte vendin dhe të shpëtonte jetë. Nuk shpëtohen jetë duke çuar vendin në kaos”, tha Duma.

Lidhur me Reformën Zgjedhore, Duma u shpreh se opozita nuk do të ulej në atë tryezë nëse ndërkombëtarët nuk do ishin investuar aq shumë për të bërë të mundur finalizimin e saj.

“Logo na jep një pjesë të madhe të votave. Ne që ikëm morëm vendimin tonë. Ajo që është dhënia e fjalës dhe besnikëria është më e rëndësishme se kontrata. Reforma Zgjedhore ishte një vullnet mbi palët. Opozita nuk hynte në atë tryezë nëse SHBA dhe BE nuk do investoheshim aq shumë.

Do bëj gjithmonë kontributin tim drejt konkurrencës. Edhe në listat e hapura kryetarët e partive i rekomandojnë ata 140 deputetë. Unë besoj që tashmë .

Çfarëdolloj gjëje që të vendosë PD për mua, unë do e përfaqësoj. Ambicia ime është temperimi, eksperienca dhe zotërimi i fushës tënde”, u shpreh ish-deputetja./abcnews.al

të fundit

Vdekja e Shemsi Krasniqit, reagon Vjosa Osmani dhe Albin Kurti: Pikëllimi është mbarëkombëtar! “Xhamadani vija-vija” do vijojë të na bashkojë!

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministri në detyrë Albin Kurti, kanë shprehur ngushtimet për ndarjen nga jeta…

51 seconds ago

Agjensia britanike e lajmeve reagon ndaj protestës/ Reuters: Akuzat për korrupsion shkaktojnë protesta kundër qeverisë shqiptare

Agjensia britanike e lajmeve, Reuters, ka reaguar ndaj protestës kombëtare të opozitës. Në artikull shkruhet se, protestuesit në Tiranë hodhën…

17 minutes ago

“Shqipëri ka shumë arsye për të protestuar”, Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaj tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

Kryetari i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori shpejgoi se pse partia që ai drejton nuk iu bashkua protestës së PD-së dhe…

38 minutes ago

Protesta e opozitës përpara Kryeministrisë/ Shoqërohen disa persona në komisariat

Disa protestues janë shoqëruar në komisariat, pas përfundimit të protestës së Partisë Demokratike. Bëhet me dije se përveç qutetarëve në…

58 minutes ago

“Kemi armik të përbashkët”, Lapaj rikthehet në protestën para Kryeministrisë: Kemi të njëjtin hall, të përballemi me qëndresë!

Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, menjëherë pas përfundimit të protestës së Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj, u rikthye…

1 hour ago

Protesta para Kryeministrisë/ Qytetarit i plas molotovi tek këmbët, momenti kur merr flakë dhe largohet me vrap

Një incident i frikshëm ndodhi para Kryeministrisë, teksa qytetarët po hidhnin molotov në drejtim të kryeministrisë. Siç shihet edhe në…

2 hours ago