Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma ka postuar një video në rrjetin scoial Facebook ku sulmon kryeministrin Rama.
Sipas Dumës, Rama përdori strategji terrori ndaj shqiptarëve, ndërkohë që për qëllime të pastra korruptive, hodhi poshtë sakrificën e tyre gjatë pandemisë dhe i la në mëshirë të fatit, duke menduar vetem per pasurine e tij dhe te klienteve te tij.
“Rama fajëson qytetarët për dështimin e tij. Por pandemia ka dalë jashtë kontrolli, për shkak të babëzisë së Edi Ramës, për tendera sekret dhe koncesione korruptive”- thekson ajo.
Mesazhi i Dumës
Pasi përdori një strategji terrori, Edi Rama hodhi poshtë sakrificat e qytetarëve dhe sipërmarrjeve. Nga mungesa e testimeve spitalet u shndërruan në qendra të përhapjes së COVID-19.
Shqipëria është vendi me numrin më të vogël të testimeve në rajon!
Edi Rama e përdori pandeminë për qëllime korruptive. Duke provokuar konflikt dhe përplasje me qytetarët për t’u shërbyer oligarkëve dhe interesave klienteliste! Sot Edi
Rama fajëson qytetarët për dështimin e tij. Por pandemia ka dalë jashtë kontrolli, për shkak të babëzisë së Edi Ramës, për tendera sekret dhe koncesione korruptive!
Miliona euro shkuan për oligarkët, ndërsa ndihma ekonomike për qytetarët ishte më e vogla në Rajon!
Sepse Edi Rama përpara shëndetit të qytetarëve zgjodhi klientët e tij!
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…