Duket se Greqia ka ndryshuar mendim nw lidhje me fluturimet drejt vendit tonw.
Ditwn e sotme, Autoriteti i Aviacionit Civil grek njoftoi zëvendësimin e direktivës së 1 Gushtit lidhur me fluturimet ajrore drejt dhe nga Shqipëria dhe Maqedonia Veriore.
Sipas direktivës së re të gjitha fluturimet midis Greqisë dhe dy vendeve fqinje do të operohen vetëm në Aeroportin “Eleftheros Venizellos” të Athinës duke përjashtuar aeroportet e tjera.
Një ditë më parë Shërbimi Ajror Grek kishte njoftuar pezullimin e fluturimeve nga Shqipëria drejt Greqisë dhe anasjelltas, deri më 15 gusht.
Ndërkohë Greqia la në fuqi të gjitha udhëzimet e tjera të lëshuara nga shërbimi ajror ku parashikohej pezullimi i fluturimeve për në Turqi deri më 15 gusht, zgjatja e ndalimit të hyrjes në pikat kufitare për shtetasit jo-evropianë deri në 15 gusht dhe lejimin e hyrjes në Greqi të shtetasve që fluturojnë me ajër nga Bullgaria, Rumania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe vetëm pas provës negative të Covid-19 e cila kryhet deri 72 orë para mbërritjes së tyre në Greqi.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…