Categories: Uncategorized

Greqia do të furnizojë Shqipërinë me vaksinën COVID-19

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka shprehur gatishmëri që Greqia të furnizojë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë me vaksinën COVID-19, në mënyrë që të përshpejtojë procesin e furnizimit.

Kjo u konfirmua nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në një intervistë për Mia.mk.

Zaev ishte në një takim në Athinë, ku mori pjesë edhe kryeministri Rama, dhe duket se krerët e tre qeverive kanë rënë dakord për ofertën e palës helene.

Vaksina pritet të jetë gati në fillim të vitit tjetër, por Greqia, si vend i BE, ka kërkuar që për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, dozat t’i dorëzohen asaj.

“Mitsotakis shprehu gatishmëri që Greqia, si një anëtare e BE-së, të kërkojë që furnizimi i vaksinave në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të kalojë përmes saj, sepse zakonisht, vaksina për vendet anëtare shkon së pari, dhe vetëm pastaj kandidatët”.

Flitet që vaksina për Shqipërinë do të jetë falas, dhuratë nga BE.

“Nëse mund të rregullohet për ne 15 deri në 20 ditë përpara, atëherë kjo është e mirëseardhur,” tha Zaev.

të fundit

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…

24 minutes ago

Kryeministri Rama mesazh urimi për besimtarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen

Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…

41 minutes ago

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?

Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…

48 minutes ago

Këmbimi valutor 25 Dhjetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…

1 hour ago

Jasir Asani shënon supergol me Esteghlal (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…

2 hours ago

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, qytetarët luten për më shumë shëndet e mirësi

Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë  Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…

2 hours ago