Një djalë 12 vjeçar me origjinë shqiptare është dhunuar barbarisht nga një burrë grek, ndërsa familja pretendon se ngjarja ka sfond racist.
Ngjarja ka ndodhur në Peristeri dhe denoncimi është bërë nga babai i djalit 12-vjeçar, i cili thotë se ai është rrahur nga babai i një shoku që fëmija kishte në klasë.
None found
Djali është dhunuar dhe i është dashur të shkojë në spital për të marrë ndihmën e parë, ndërsa prindërit e tij tashmë po e ndjekin çështjen në Gjykatë.
“Djali i tij më hodhi diçka dhe unë e largova. Pasi e hodha poshtë babai i tij vjen. Ai më shtyn dhe djali i tij largohet. Dhe më pas ai më kap për flokët dhe më godet kokën në tokë ”, thotë i mituri shqiptar.
12-vjecari ka lindur në Greqi, ndërsa prindërit e tij janë nga Shqipëria, por prej 30 vitesh kanë emigruar në shtetin fqinj.
“Ai më mallkon mua dhe vendin tim. Babai i tij dikur më bërtiti mua, sepse ne patëm përsëri një konflikt, por kësaj radhe ai më kapi për flokësh”, tha 12-vjeçari, shkruan panorama.
Referuar raportit të spitalit të fëmijëve shqiptari kishte rezultuar se kishte pësuar një frakturë në qafë.
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova mbajti fjalim në Forumin e Paqes në Paris, në panelin e diskutimit “Mbrojtja e Vijës: Sovraniteti në…
Kryeministri Rama ishte sot pjesë e një diskutimi në Musée de l’Homme, Parism ku zhvillohet “Forumi i Paqes”. Bashkëbisedimi i…
Besiktas po shqyrton mundësinë për të rikthyer interesimin për Edon Zhegrovën në afatin kalimtar të janarit, pasi situata e yllit…
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka shprehur shqetësimin lidhur me afatin e shkurtër të konsultimit publik për Projektkodin Civil…
Zinedine Zidane ka bërë një zgjedhje të veçantë në listën e Kombëtares së Francës, duke e ftuar për herë të…
MPB Maqedoni njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, nëpunës policorë kanë privuar nga…