Categories: Uncategorized

Greg Rama flet për herë të parë për të dashurën që humbi jetën nga tërmeti

Mw 26 nwntor 2019 Shqipwria u trondit nga twrmeti i fuqishwm i cili mori 51 jetw tw pafajshme.

Njw ndwr viktimat ishte dhe e dashura e djalit tw kryeministrit Rama, Gregut. Pwr herw tw parw,

Gregu ka folur për herë të parë në media për ndjenjat e tij pas ngjarjes së rëndë nëntorin e vitit që lamë pas, ku e dashura e tij u nda nga jeta.

I pyetur se kujt ia ka dedikuar ekspozitën e tij më të fundit, Greg Rama dha një përgjigje të gjatë që ishte shteruese për dy tema të cilat e kanë lakuar deri më sot në media, partnerja e tij që humbi jetën së bashku me familjarët gjatë tërmetit tragjik të 26 nëntorit dhe emri i një vajze që u përmend së fundmi me të cilën mediat aluduan se ai kishte krijuar një lidhje të re në jetën e tij.

Greg Rama ka theksuar abuzivitetin me lajmet në portale, të cilat siç tha ai “më vjen po aq keq kur sa herë ju jepet mundësia të komentojnë”.

Duke sjellë shembullin e tij, ai sqaroi për Euronews Albania: “Per shembull, ndodhi para pak kohësh me një shoqen time, me Xhesin, që u bë një lajm nëpër të gjitha portalet e mundshme që përflitet se është në lidhje me… Shiko unë Xhesin e kam vetëm shoqe”.

Kujt ia ke dedikuar ekspozitën?

Le të mos e personalizojmë shumë këtë pjesë, por nëse pyetja jote është “A ka lidhje sadopak kjo punë me ngjarjen fatkeqe të tërmetit”, sigurisht edhe ajo ka ndikuar. Ka ndikuar tmerrësisht shumë tek unë, dhe tek krijimtaria ime. Kristi ka qenë një mikeshë dhe më shumë se kaq.

E gjithë kjo histori portalesh, lajmesh… në rregull, unë e mirëkuptoj. Nuk ka qenë aspak me qëllime të këqija, por më vjen keq që në shumë raste është neglizhuar pjesa që shpirti i saj dhe i atyre që ikën bashkë me të, të lihet i qetë. Nuk janë lënë të qetë në shumë raste dhe për këtë më vjen keq.

Më vjen shumë keq. Tani ajo histori ka kaluar dhe nuk e kthejmë dot më fatkeqësisht, por më vjen po aq keq kur sa herë ju jepet mundësia të komentojnë, për shembull, ndodhi para pak kohësh me një shoqen time, me Xhesin, që u bë një lajm nëpër të gjitha portalet e mundshme që përflitet se është në lidhje me…

Shiko unë Xhesin e kam vetëm shoqe më kupton, dhe Xhesi është një vajzë shumë e mirë, është fat ta njohësh jo më ta kesh mikeshë dhe më vjen mirë që në këtë rast ishte Xhesi, e cila ishte shumë mirëkuptuese ndaj këtyre lajmeve sepse mund të ishte dikush tjetër.

Mund të ishte, nuk e di, dikush që nuk do e përjetonte aspak mirë një koment të tillë. Njëkohësisht titulli, një lajm që harroi ngjarjen e tërmetit, harroi Kristin dhe gjeti këtë tjetrën, këto janë për mua shumë abuzive, shumë të ftohta dhe për më tepër të pa drejta sepse nuk është fare kështu.

Nuk mund të jetë kështu. Më vjen keq jo vetëm për veten, sepse unë tani jam mësuar me lloj-lloj situatash, me lloj lloj komentesh dhe fantazish nga më të paimagjinueshme, por më vjen keq më shumë për të afërmit e saj, që vazhdojnë jetojnë sot e kësaj dite. Për ata nuk është e lehtë, nuk ka qenë aspak e lehtë dhe nuk ka për të qenë e lehtë. Unë e di këtë.

Nuk mund të komentohen këto gjëra kështu. Fare mirë dikush mund të vijë edhe të thotë: “Shiko ata kanë bërë diçka të padrejtë, të takon ty që t’i hedhësh në gjyq, që të vihet drejtësia në vend”, por nuk vihet drejtësia në vend duke u marrë edhe duke u përpjekur t’i mbushësh mendjen:

“Shiko se kjo është e gabuar”, sepse edhe nëse vjen një moment që ata do ta kuptojnë që “Kjo është gabim, kjo është abuzive, kjo është e padrejtë”, fakti tragjik është që ata që ikën nuk i kthejmë dot më.

të fundit

CNN rendit këngët e Eurovizionit nga më e dobëta, tek më e mira! Surprizon Shqipëria, renditet e para

SHBA- CNN ka renditur këngët e Eurovizionit nga më e dobëta, tek më e mira. Sipas renditjes CNN e ka…

20 minutes ago

Papa Leo XIV propozon Vatikanin si vend për negociata mes Rusisë dhe Ukrainës, sekretari i Kishës Katolike: Mund të sigurojmë Selinë e Shenjtë në takim të drejtpërdrejtë

Papa Leo XIV ka propozuar Vatikanin si një vend për bisedime paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës, pasi diskutimet në Stamboll…

26 minutes ago

“Pse duhej pritur Donald Trump për paqen?”/ Rama në konferencën e përbashkët me homologen daneze: Ne ishim përqendruar…

Kryeministri Edi Rama u shpreh optimist dhe gjatë takimit me kryeministren daneze, Mette Frederiksen, gjatë një konference për shtyp të…

52 minutes ago

Pas Brukselit, Berisha i bashkohet protestës në Tiranë: I njoha me kandidatët e krimit që ka Rama, u bëri 70 milionë euro për vota

Menjëherë pasi u kthye nga vizita në Forumin Botëror të IDU-së në Bruksel, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha iu…

1 hour ago

“Riarmatimi i Europës, prioritet”/ Kryeministrja e Danimarkës konferencë të përbashkët me Ramën: Siguria është çështja kryesore

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, në përfundim të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë,…

2 hours ago

Kryeministri Rama pret Princin Sovran të Monacos në Tiranë në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me Princin Sovran të Monakos, Albert II, i cili po qëndron në Tiranë…

2 hours ago