Categories: Uncategorized

Gratë shqiptare në Siri në alarm: Ushtarët kurdë po na rrëmbejnë fëmijët

Fëmijët shqiptarë të mbetur në kampin Al-Haël në Siri po rrëmbehen nga çadrat. Për rikthimin e tyre autoritetet shqiptare nuk kanë marrë asnjë iniciativë konkrete, ndërsa situatën alarmante e shprehin vetë nënat në kamp nëpërmjet 3 letrave të dërguara në redaksinë e A2.

Fëmijët e moshave 11 vjeç e sipër po rrëmbehen nga brendësia e kampit nga ushtarët kurdë, ndërsa askush nuk ka informacion se përse po ndodh diçka e tillë apo dhe ku dërgohen.

“Juli, ju e patë gjendjen tonë në kampion Al Hawl. Ne nuk folëm sepse ti ishe me shoqërues. Nuk jemi të lira të flasim për të vërtetën që është këtu. Ne kemi pritur dita-ditës se po bëni diçka për ne.

I kemi kërkuar ndihmë shtetit shqiptar, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Ne kërkojmë ndihmë nga ju, nga çdo shqiptar që ka familje dhe fëmijë. Fëmijët tanë nga 11 vjeç e sipër, djem dhe vajza, po i marrin, nuk e dimë se ku i çojnë. Nuk kemi asnjë lajm për ata.

Prandaj, mendoni për ne ashtu si për familjen dhe fëmijët tuaj. Bëni diçka për të na ndihmuar. Ne presim një përgjigje të saktë. Kemi që kur ti ke ikur, që rrimë me çantat gati, me shpresë se po na merrni. Fëmijët shqiptarë thonë, kur po vjen ai gazetari shqiptar që të na marrë. Duam një përgjigje nga shteti shqiptar”

7 familje, kryesisht nënat dhe fëmijët e tyre, prej 1 viti e gjysmë ndodhen në kampin Al-Haël në veri të Sirisë. Burgu prej 80 mijë personash kontrollohet nga forcat kurde. Sipas autoriteteve të kampit, e vetmja mënyrë për të tërhequr nënat dhe fëmijët është vendosja e kontakteve zyrtare nga pala shqiptare me administratën e kampit.
/A2 CNN

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

5 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

5 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

5 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

6 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

6 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

7 hours ago