Categories: Uncategorized

Gjyqtarja Marsela Balili probleme me pasurinë, nuk justifikon dot apartamentin duplex

Problemet me justifikimet e pasurisë, është një nga faktorët kryesorë që ka “rrëzuar” shumë gjyqtarë teksa vettingu bën punënn e tij.

Gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, GJKKO, Marsela Balili po i zhvillohet seanca dëgjimore nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Të lidhura

None found

Vlerësimi ndaj gjyqtares në fjalë është kryer me vetëm një kriter, vetëm për pasurinë.

Në fillim të seancës Balili dorëzoi një vërtetim punësimi të prindërve të saj në SHBA, ndërsa u shpreh se është në pritje të disa dokumenteve të tjera nga Gjermania.

Ajo bëri kërkesë për riçeljen e hetimit edhe për dy kriteret e tjera, por trupa gjykuese vendosi ta rrëzojë në këtë fazë të procesit.

Raporti

Për pasurinë, ILDKPKI ka dorëzuar një raport me konstatimin se, deklarimi nuk është i saktë dhe në përputhje me ligjin. Ka kryer fshehje të pasurisë dhe deklarim të rremë. Nuk gjendet në kushtet e konfliktit të interesit.

Ndërkohë, KPK ka kryer një hetim tjetër të thelluar për pasurinë. Në pronësi të gjyqtares së posaçme janë një apartament duplex në Tiranë, i blerë për 125 mijë euro në vitin 2012.

Burim është deklaruar një kredi, shitja e një apartamenti tjetër dhe 14 mijë euro hua, si dhe janë 10 mijë euro detyrim pa shlyer. Sipas Komisionit, ka mospërputhje për blerjen dhe pagimin e kësteve për këtë apartament. Ka ndryshim në çmim dhe aktmarrveshje, që nuk është deklaruar në 2007-ën. Duket se ky apartament, është blerë më pak nga sa ishte tregu.

Makinë “Ford Fiesta”, blerë në vitin 2012 për 4 mijë euro. Burim është deklaruar një pjesë e huasë marrë shtetasit M.M.. Për këtë pasuri ka mospërputhje deklarimi dhe ka mungesë të dokumentacionit për ligjshmërinë e të ardhurave të personit që ka dhënë huanë.

Llogari në lekë e dollarë pranë një banke. Kjo llogari është hapur në vitin 2014. Burim është deklaruar nga dhurimet e prindërve. Për këtë pasuri përputhet deklarimi i gjyqtares me dokumentacionin, edhe në lidhje me burimin, duket se prindërit kanë pasur të ardhura për krijimin e këtyre shumave.

Llogari futura për fëmijët e mitur, burim krijimi është deklaruar fillimisht nga të ardhurat nga familjarët. Nga hetimi i KPK, ka rezultuar se subjekti dhe bashkëshorti kanë mungesë financiare. Nga bilanci financiar, rezulton të ketë mungesa.

Gjyqtarja deklaron se ka marrë dy shuma nga babai i saj nga ShBA, për blerjen e një apartamenti për ta në Vlorë. Nga hetimi, rezulton se subjekti nuk ka deklaruar përdorimin e këtij apartamenti. Ndërkohë duket se babai i gjyqtares ka pasur mundësi krijimi për këtë pasuri.

Llogaria në lekë e prindërve që i kontrollon gjyqtarja me prokure, burim krijimi janë derdhja e pensionit. Nga hetimi rezulton se përputhet deklarimi me dokumentacionin.

Motoçikletë për përdorim vetjak në emër të bashkëshortit, blerë për 140 mijë lekë. Për këtë pasuri rezulton se nuk përputhen deklarimet për çmimin dhe nuk është deklaruar që në vitin 2012.

të fundit

Egg protest, Klevis Balliu: New MPs respond with greater passion; it was necessary

Deputeti i PD, Klevis Balliu ka folur në “Review” me Greta Topjana lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më…

18 minutes ago

Parashikimi i horoskopit 10 tetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi ♈ Sot do të ndihesh më energjik dhe i gatshëm për të marrë iniciativa të reja. Në dashuri, një…

24 minutes ago

Ferguson rrëfen frikën se mund të mos e shohë stadiumin e ri të Manchester United

Legjenda e Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka folur hapur për vdekshmërinë, duke pranuar se herë pas here mendon për…

39 minutes ago

Ngjyrat e Shqipërisë më emocionojnë si herën e parë”, Myrto Uzuni falënderon tifozët për dhuratën e veçantë

Myrto Uzuni Myrto Uzuni ka ardhur me një reagim në profilin e tij në Instagram, aty ku zgjedh të flasë…

51 minutes ago

Qau kur iku”/ Pas katër dekadash, aktorët e “Pallatit 176” rikthehen bashkë në “Live me Luizin”; Rajmonda Bulku rrëfen pse mungoi në xhirime

Pas 40 vitesh trupa e pallatit më të famshëm në Shqipëri, “Pallatit 176” u ribashkua në ekranin e Top Channel…

56 minutes ago

Protesta me vezë, Klevis Balliu: Deputetët e rinj reagojnë me më shumë pasion, ishte e nevojshme

Deputeti i PD, Klevis Balliu ka folur në “Review” me Greta Topjana lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më…

58 minutes ago