Categories: Uncategorized

Gjykata merr vendimin për 6 të arrestuarit e rrëmbimin e Jan Prengës

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë së dhënë për gjashtë të arrestuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.

“Arrest me burg”, komunikoi gjyqtarja Flora Hajredinaj, duke lënë pas hekurave Elton Hajrin, Leonard Hajrin, Bajram Hajrin, Festim Bixhdilin, Ardian Dçaj dhe Olsi Turjan.

Prokuroria i ka vendosur sekuestro preventive resortit “Golden” në Shijak ku u dërgua Jan Prenga pasi u mor peng mesditën e 17 janarit 2020.

Jan Prenga hyri i gjallë në resortin “Golden” në Xhafzotaj të Shijakut ku si pasojë e torturave dhe dhunës së ushtruar, dyshohet se ka gjetur vdekjen.

Kështu rrëmbyesit e tij, e kanë nxjerrë më tej të mbështjellë me qese të zeza, pasi e kishin zhveshur, teksa rrobat mendohet se ia kanë djegur dhe nën akuzën e fshehjes së provave, është i dyshuari i arrestuar gjatë së martës Festim Bexhdili.

Nga hetimet e policisë janë zbuluar edhe urdhëruesit kryesorë të pengmarrjes së 49-vjeçarit. Bëhet fjalë për Altin Hajrin nga Shijaku, Dritan Rexhepin nga Vlora dhe M.Bajrin nga Shkodra.

Këta emra janë zbuluar bazuar në përgjimet telefonike të familjarëve të Jan Prengës me vëllanë e tij Astritin, i cili duket se është bërë sebep për vrasjen e të vëllait.

Rexhepi, rezulton se monitoron trafikun e kokainës nga Ekuadori drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe si bashkëpunëtorë të tij janë Hajri dhe Bajri.

Menjëherë pas rrëmbimit policia kë vënë në përgjim familjarë të Prengës, ndërsa gjatë telefonatave me persona jashtë vendit është evidentuar konflikti i vëllezërve me grupin e Shijakut.

Kjo ka vënë në lëvizje policinë duke zbarkuar në resortin e vëllezërve Hajri, ku dyshohej se mbahej pengu. Autorët e rrëmbimit dhe vrasjes së 49-vjeçarit janë evidentuar dhe nga kamerat e sigurisë së restortit “Golden”. Hetuesit kanë dyshime se ata kanë patur rol aktiv në rrëmbimin e Prengës.

të fundit

Kërkoi vlefshërinë e votave për kandidatët edhe kur shenja ishte jashtë kutisë, KAS rrëzon PS-në

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste e cila donte që të konsideroheshin vota të…

13 minutes ago

VIDEO / Përleshje e tmerrshme midis tifozëve të Botafogos dhe PSG-së në shkallët e stadiumit

Një përleshje e madhe ka ndodhur në shkallët e stadiumit gjatë ndeshjes mes Botafogos dhe Paris Saint-Germain në kuadër të…

21 minutes ago

VIDEO / “Jemi me fat që të kemi në Kombëtare”, Kristjan Asllani surprizohet në SHBA

Kristjan Asllani është bashkuar me skuadrën e Interit në SHBA, në kuadër të Botërorit të Klubeve. Mesfushori i Kombëtares shqiptare…

25 minutes ago

VIDEO/ Në qendër të merkatos në Turqi, por Rey Manaj rikthehet në Shqipëri

Rey Manaj është padiksutim futbollisti më i komentuar kohët e fundit. Penalltia e humbur ndaj Serbisë e ka vënë në…

31 minutes ago

“Erdha për të fituar”, fjalët e para të Joan Garcias te Barcelona

Joan Garcia tha fjalët e tij të para si portieri i ri i FC Barcelonës, një klub me të cilin…

32 minutes ago

Moti ekstrem në Belsh e Dumre, stuhia e fortë përmbyt rrugët e paralizon lëvizjen në vend

E ndërsa Shqipëria prej ditësh po përballet me një mot me temperatura të larta, reshjet e shiut dhe rrebeshe kanë…

33 minutes ago