Në emisionin, ‘Unpublished’ u trajtua procesi gjyqësor ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, për të cilin Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi pak ditë më parë ta rikthejë çështjen për rigjykim në shkallën e parë.
Kalvarin 3-vjeçar të ish-ministrit në dyert e gjykatave dhe përballja me prokurorinë, të cilën në kohën kur ushtronte detyrën e etiketonte si “fronti i së keqes”.
None found
Avokati i Tahirit, Maksim Haxhia se sapo të njihen me vendimin e arsyetuar, do të bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë dhe njëherazi do të kërkojnë pezullimin e gjykimit në shkallën e parë deri sa të shprehet kolegji penal i Gjykatës së Lartë.
Por edhe sa kohë do të zvarritet ky proces, në kushtet kur Gjykata e Lartë është jashtë funksionit, me vetëm 3 anëtarë dhe një stok prej 35 mijë dosjesh.
Avokati Petrit Ismailaj, mbrojtësi ligjor i ish-drejtorit të policisë së Vlorës, Jaeld Çela, i cili ndohet në qeli, thotë se gjykata dha një vendim të padrejtë.
‘Unpublished’ publikoi edhe disa shkresa që janë paraqitur nga mbrojtja gjatë procesit në shkallën e parë, ku pretendohet se në kohën e ushtrimit të detyrës, Jald Çela jo vetëm që nuk e ka favorizuar grupin kriminal të Habilajve, por i ka goditur duke i denoncuar në prokurori dhe duke shkatërruar plantacionet e kanabisit në Selenicë.
Ndërkohë, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e cilësoi vendimin e Gjykatës së Apelit një “patate të nxehtë ”. Sipas tij, gjykata nuk pati “këllqe” të japë një vendim, duke i hapur rrugë një tjetër zvarritjeje./euronews
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov, tha se situata me zjarret po mbetet stabile. Ai tha se…
Avokati i Elbert Krasniqit, Artan Kastrati, ka thënë se Prokuroria Themelore në Pejë, ka mbyllur rastin ndaj ministrit në detyrë,…
Disa gra që pretendojnë se janë përdhunuar ose trafikuar nga Daniel Siad, rekrutuesi franko-suedez i modeleve dhe bashkëpunëtor i financierit…
Emri i investitorit amerikan Joshua Kushner është në qendër të vëmendjes ndërkombëtare pas raportimeve se ai dhe fondi i tij…
Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin “Gjirokastër-Tepelenë”, në kthesën e fshatit Hormovë. Automjeti tip “Mercedes Benz”, që drejtohej nga…
Pas ndarjes nga Klodi, duket se Alice Maselli ka gjetur sërish dashurinë dhe nuk e ka fshehur më lidhjen e…