Categories: Uncategorized

Gjykata britanike shpëton vrasësin fierak, nuk lejon ekstradimin

Një shqiptar i dënuar në mungesë me 23 vite burg ka mundur ti shpëtojë ekstradimit nga Anglia. Gjykata e ekstradimeve në Londër ka vendosur për të mos ekstraduar Arjan Hoxhajn.

Fieraku 50 vjeçar një prej shqiptarëve më të kërkuar nga Interpoli për mjeshtërisht iu fsheh drejtësisë shqiptare për plot 24 vite nga kryesja e krimit.

Të lidhura

None found

Gjykatësi i kësaj çështje ekstradimi, Tan Ikram, tha se nëse do të lejonte ekstradimin atëherë do të ishim përpara shkeljes së të drejtave të njeriut pasi Hoxha ishte dënuar në mungesë 20 vite më parë. Avokatët e vrasësit fierak i argumentuan gjykatës se dënimi i tij tashmë sipas legjislacionit shqiptarë ishte parashkruar.

Ky argument u pranua nga gjykata duke e lëne të lirë Arjan Hoxhajn i dënuar në mungesë nga gjykata shqiptarë për vrasjen e Ramdan Bregut dhe plagosjen e Nefail Bregut në një fshat të Fierit në vitin 1995.

Menjëherë pas vrasjes Hoxhaj do të mbërrinte në Angli duke kërkuar azil me identitet të rremë si refugjat lufte. Tashmë që identiteti i tij i vërtetë u zbulua autoritetet britanike të emigracionit kanë nisur procedura e heqjes së nënshtetësisë dhe dëbimin nga Anglia.

Njësoj si Arjan Hoxhaj mund ti shpëtojnë ekstradimit edhe shumë shqiptarë të tjerë që fshihen në Angli pasi krimet dhe dënimet i kanë marrë 20 vite më parë. Në të tilla kushte duke përdorur argumentin e parashikimit të dënimit parashikuar në legjislacionin shqiptar ata do të bllokojnë çdo ekstradim të mundshëm.

të fundit

Tahiri seeks acquittal as Supreme Court to review case on December 10

Gjykata e Lartë ka caktuar datën 10 dhjetor për shqyrtimin e çështjes së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili…

3 seconds ago

Thick smoke blankets the outskirts of Elbasan, raising concerns about pollution in Bradashesh

Tymi i dendur ngrihet kilometra mbi tokë, ndërsa banorët raportojnë aromë mbytëse. Dyshimet për djegien e gomave të përdorura, ende…

32 seconds ago

Tahiri kërkon të shpallet i pafajshëm, Gjykata e Lartë do ta shqyrtojë çështjen më 10 dhjetor

Gjykata e Lartë ka caktuar datën 10 dhjetor për shqyrtimin e çështjes së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili…

11 minutes ago

VLEN kërkon kalimin e kontratave të përkohshme në punësim të përhershëm, BDI paralajmëron rrezikun e favorizimeve partiake

VLEN ka dorëzuar propozimin ligjor që parasheh kalimin në marrëdhënie pune me afat të pacaktuar, për personat që i plotësojnë…

23 minutes ago

Ahmeti zhvilloi takim me të Dërguarin e Hungarisë për Ballkanin Perëndimor

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, priti në takim të Dërguarin e Posaçëm të Hungarisë për Ballkanin…

25 minutes ago

Kurti: Ligji për Byronë u vonua mbi tre vjet e gjysmë, por synimi ynë vazhdon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit në lexim të dytë të Ligjit për Byronë për Verifikimin dhe…

26 minutes ago