Categories: Uncategorized

Gjoni: PD është në krevat me PS, njëlloj sikur t’i urinosh në kokë shqiptarëve

Deputeti i opozitës së re, Ralf Gjoni gjatë fjalës së tij në seancë plenare i ka bërë thirrje ligjvënësve që hapin listat, në mënyrë që zgjedhjet elektorale të vitit të ardhshëm të jenë më dinjitoze.

Teksa thekson se Rama ka frikë nga listat e hapura, Gjoni e kthen vëmendjen tek Reforma Zgjedhore. Votimi sipas tij nga Gjiknuri, Bylykbashi dhe Vasili është njësoj sikur t’i urinosh në kokë shqiptarëve, sepse sipas tij PS dhe PD padiskutim që flenë bashkë në krevat.

Gjoni theksoi se nëse në Këshillin Politik pjesëtarët vazhdojnë t’i shkelin syrin njerit tjetrit, thekson se prezenca e opozitës së re përfaqësuar nga Rudina Hajdari do të jetë në diskutim.

“Nëse vazhdojnë të luajnë lojëra prania jonë në atë Këshill duhet të diskutohet. Unë do ti shkoj deri në fund dhe do të diskreditojmë cdo kënd që do të votojë paloreformat e këtyre. Do angazhohem ti denoncoj një nga një tek SPAK dhe të provoj që SPAK nuk fle gjumë si Lul Basha”, tha ndër të tjera Gjoni.

Ralf Gjoni:Jemi në një javë të rëndësishme dhe ditët e javët e ardhme do të jenë kritike sa I përket demokracisë. Ndërkohë që sot diskutojmë për energjinë, çdo shqiptar i ndershëm, që nuk i përket komitetit të lëpirësave të lolipop, sot bëjnë një pyetje të thjeshtë. Pse ka frikë Rama nga listat e hapura?

Pse propozimi im për ndryshimin e sistemit zgjedhor, dhe hapjen e listave mbështetur nga shqiptarët hartuar bashkërisht me një grupim të rëndësishëm nuk është futur për trajtim në parlament, por trajtohet nga Damian Gjinkuri për reformën zgjedhore dhe thotë që do të shihen nga ekspertët nëse përputhem me kushtetutën. Nëse ndryshimi i sistemit kërkon përputhje me kushtetutën hajde ta diskutojmë. E keni kthyer kushtetutën si prostitutat e Amsterdamit.
Sot shqiptarët diskutojnë të drejtën e votimit të lirë dhe të barabartë. Po kërkojmë diçka thelbësore. Nuk e duam për vete, por për shqiptarët. Nuk e bej se ju zoti Ruçi keni frikë nga listat e hapura jo nuk e besoj. Ka ardhur momenti të flasim hapur sy më sy dhe ballë për ballë. As Elisa nuk ka frikë nga listat e hapura, sidomos Elisa, nuk besoj fare, e kam seriozisht.

Ka shumë socialiste që janë pro ndryshimit të sistemit, ka shumë socialistë që nuk kanë frikë nga listat e hapura dhe janë gati të garojnë që nesër, por përse Rama vazhdon i shkel syrin Sali Berishës, s’po e quaj Bashën se ai fle gjumë.

Që PD është në krevat me PS në këtë moment nuk ka diskutim, por ata të LSI nuk i kuptoj më që prej 2017. Më e fortë është Rudina Hajdari sesa Vasili. Ti shesësh shqiptarëve idenë që reformimi i sistemit do vijë nga Vasili, Bylykbashi dhe Gjinkuri, më falni për shprehjen, por kjo është sikur ti urinosh mbi kokë të gjithë shqiptarëve.

Nëse vazhdojnë të luajnë lojëra prania jonë në atë Këshill duhet të diskutohet. Unë do ti shkoj deri në fund dhe do të diskreditojmë cdo kënd që do të votojë paloreformat e këtyre. Do angazhohem ti denoncoj një nga një tek SPAK dhe të provoj që SPAK nuk fle gjumë si Lul Basha.

të fundit

Horoskopi 26 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Venusi do të jetë në anën tuaj dhe pas një sërë vështirësish që keni kaluar, më në fund dashuria…

4 hours ago

Vuçiç përsërit thirrjen ndaj protestuesve për dialog: Iu kam ofruar atyre debat të hapur

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ka përsëritur të hënën thirrjen e tij për dialog me protestuesit, pas nëntë muajve…

4 hours ago

EMRAT/ Identifikohet viktima e aksidentit në Vorë, policia shoqëron në komisariat shoferin

Kujtim Luka 66 vjeç është viktima e aksidentit të mbrëmjes së kësaj të hëne në Vorë. Sipas raportimeve, Luka u…

4 hours ago

“Nuk ka alternativë tjetër përveç BE-së”, Osmani: Ne nuk flirtojmë me fuqi të tjera! Rusia, Kina e Irani po përpiqen të destabilizojnë Ballkanin Perëndimor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së fundi ka zhvilluar një intervistë për televizionin polak “TVP World” ndërsa është pyetur për…

4 hours ago

Parlamenti i ri gati për nisje/ Data e seancës së parë dhe tre emrat e mundshëm të drejtuesit

Muaji shtator shënon nisjen zyrtare të legjislaturës së re parlamentare në Shqipëri, pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 11…

5 hours ago

4-vjeçarja u mb*t në pishinë në Greqi, lirohen me kusht prindërit dhe gjyshi i të miturës shqiptare, nesër përcillet në banesën e fundit

Prindërit dhe gjyshi i vajzës 4-vjeçares shqiptare që u mbyt në pishinën e një vile në Paxos janë liruar me…

5 hours ago