Categories: Uncategorized

Gjoba në masë në 24 orë: Lokale të hapura, shoferë të pabindur dhe këmbësorë në rrugë!

Gjatë 24 orëve të fundit i është hequr leja e drejtimit 78 shoferëve që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit.

Ata kanë thyer rregullat për zbatimin e masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për të vënë në kontroll pasojat që sjell përhapja e COVID-19.

Nuk kanë munguar as drejtimet në gjendje të dehur në disa qytete të Shqipërisë.

Janë arrestuar në flagrancë 4 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe në kundërshtim me urdhrin për ndalim qarkullimi, konkretisht: 1 në Dibër, 1 në Tiranë, 1 në Shkodër dhe 1 në Korçë.

Ndërsa gjatë kontrolleve për zbatimin e masave shtesë për mbylljen e lokaleve, u ndëshkuan me masë administrative me nga 100.000 lekë secili, 13 administratorë lokalesh, konkretisht: 6 në qarkun Tiranë, 3 në qarkun Durrës, 2 në qarkun Shkodër, 1 në qarkun Lezhë dhe 1 në qarkun Fier.

Gjatë kontrolleve për respektikimin e vetëkarantimit, u kap në Shkodër një person i identifikuar me inicialet E. D., i cili ishte kthyer nga Kosova më datë 17.03.2020.

Ai doli nga banesa dhe për këtë është ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë.

Strukturat e Policisë vijojnë kontrollet dhe monitorimet pa ndërprerë, me qëllim zbatimin e masave në funksion të parandalimit të COVID-19.

të fundit

Horoskopi 25 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Nëse jeni ne një lidhje duhet te harroni gjithçka qe keni kaluar me pare dhe te shihni me pozitivizëm…

3 hours ago

Dy tërmete me magnitudë 4.8 dhe 4.5 rihter shkundin Turqinë brenda pak minutash, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 4.8 rihter goditi Turqinë perëndimore, në rajonin më të gjerë të Balikesirit. Tërmeti u ndje të…

3 hours ago

Izraeli u hakmorr ndaj rebelëve Houthi, Netanyahu: Kushdo që na sulmon, do të goditet

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka monitoruar nga qendra e komandës së Forcave Ajrore izraelite në Tel Aviv operacionet ajrore kundër…

3 hours ago

Aksidenti tragjik në aksin Sarandë-Delvinë, këto janë dy motrat që u ndanë nga jeta, njëra studionte për mjekësi

Dy vajzat e reja që shihni në foto janë 22-vjeçarja Elvisa Dhimaku dhe 20- vjeçarja Rozina Dhimaku. Dy motrat Dhimaku…

3 hours ago

Saranda nuk gjen qetësi, i jep fund jetës një vajzë 15-vjeçare/ Erdhi nga Tirana dhe ndodhej me pushime tek të afërmit

Gjendet e vetëvarur në banesë një e mitur 15-vjecare. Ngjarja ka ndodjur në fshatin Çukë të Sarandës. E mitura mesohet…

4 hours ago

Pas Sarandës, tjetër aksident tragjik në aksin Lushnjë-Berat! Babë e bijë përplasen nga makina, dërgohen me urgjencë në spital

Pas aksidentit tragjik në aksin Sarandë-Delvinë ku humbën jetën dy persona dhe u plagos një tjetër, një aksident i rëndë…

4 hours ago