Categories: Uncategorized

Gjetje në kohë karantinë, grupet kriminale përdorin shpërndarësit e ushqimit për drogën

Bandat kriminale po përdorin postierët e ushqimit të shpejtë për të shpërndarë substanca narkotike, tha Organizata Ndërkombëtare e Policisë (INTERPOL).

Kokaina, marihuana, ketamina dhe ekstazia janë ndër substancat të cilat vendosen në kuti picash ose në mbështjellës tjerë të ushqimit, tha Interpol.
Këto raste janë identifikuar në vende siMalajzia, Spanja dhe Britania e Madhe.

Agjencia lëshoi një “njoftim” për të paralajmëruar 194 agjencitë e saj anëtare për “këtë formë të re të kriminalitetit”.

Dërgesat nga postierë të ushqimit bëhen përmes biçikletave, motoçikletave ose makinave.

“Në një rast në Malajzi, një postier për shpërndarjen e ushqimit e kontaktoi policinë dhe kërkoi që paketa e tij e ushqimit të inspektohej pasi ishte e dyshimtë”, tha Interpol.

Në Spanjë, shtatë persona janë arrestuar pasi u paraqitën si postierë të dërgesave të ushqimit por atyre iu gjet drogë në qanta.

Në Irlandë, policia gjeti tetë kilogramë kokainë dhe dy pistoleta të fshehura në kuti picash.

“Ndërsa kriminelët vazhdojnë t’i përshtatin aktivitetet e tyre në botën me COVID-19, paralajmërimet e Interpolit janë mjete që u mundësojnë organeve policore në të gjithë botën të mësojë nga sukseset e njëri-tjetrit dhe të adresojë ndryshimin e modeleve të krimit”, tha Stephen Kavanagh, drejtori ekzekutiv i Interpolit.

Shumë vende në botë kanë ndërmarrë masa të izolimit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri. Mirëpo, në shumicën e këtyre vendeve, lejohen blerjet online dhe dërgesat e ushqimeve në shtëpitë e banorëve, raporton AFP. /REL

të fundit

Vrau dy persona në Shkodër dhe plagosi dy të tjerë, izolohet në paraburgimin 302 në Tiranë Ragip Gila

Autori i masakrës së Shkodrës, Ragip Gila është izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë. Bëhet me dije se Gila po…

12 minutes ago

Dardan Cena shpallet kampion i Ballkanit në xhudo

Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen…

47 minutes ago

Deputeti i PD reagon për aksionin e IKMT në Valbonë: U ndërtuan me mund e djersë

Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj ka reaguar në lidhjet me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje…

1 hour ago

Sirena alarmi në Poloni për shkak të kërcënimit me dron, mbyllet aeroporti, avionët luftarakë ngrihen në ajër

Autoritetet në Poloninë lindore, në rajonin kufizues me Ukrainën, u vunë në gatishmëri të lartë të shtunën pasdite, pasi u…

1 hour ago

VIDEO/ Shpërthim i fortë në një lokal në Madrid, 21 të plago*ur, 3 në gjendje kritike

Një shpërthim i fortë ndodhi sot në një kafene në kryeqytetin spanjoll, Madrid, duke plagosur 21 persona, tre prej të…

2 hours ago

“Shuplaka” e fortë nga SHBA për Kosovën, zyrtari amerikan: Frustrimi i grumbulluar me Kurtin çoi në pezullimin e Dialogut

Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington, thotë se vendimi i Shteteve të Bashkuara për të pezulluar…

2 hours ago