Një 45-vjeçare nga Tirana është futur në telashe, vetëm se gjeti dhe mori nga toka një unazë floriri.
Unaza i përkiste një shtetasi P.T. i cili dhe ka bërë denoncim. Ai pretendon se e ka humbur gjatë kohës që po ndihmonte një burrë në tregun e fruta-perimeve në “Vasil Shanto”.
“Aty në rrugë, një burri i ra të fikët dhe unë u mundova ta ndihmoj. Më pas, aty erdhi ambulanca dhe e mori, pas kësaj u afrova te dyqani i fruta-perimeve dhe kërkova pak dezinfektues për të pastruar duart. Unë nuk e diktova që unaza më ra. Bleva qershi dhe u largova” thotë kallëzuesi.
Ai ka vijuar kallëzimin, duke thënë se në dyqanet aty pranë, i thanë se unazën e martesës e ka gjetur një grua dhe këmbëngulte se ishte e saja.
“Më thanë në dyqan që unazën e gjeti një grua përtokë, që kishte këmbëngulur që ishte e saja, pastaj hapëm kamerat dhe ashtu ishte.Një grua ulet dhe merr diçka”, rrëfen burri.
Ky i fundit kërkon që t’i kthehet mbrapsh unaza, të cilën e konsideron shumë të rëndësishme.
Katër persona janë arrestuar dhe shtatë të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë nga policia, pas protestës së zhvilluar…
Shqipëria ka sot një perspektivë të dyfishtë drejt Kampionatit Botëror. Përveç shpresave që Kombëtarja të jetë pjesë e fazës finale,…
Qeveria shqiptare, është skualifikuar nga Ministeriali i Energjisë së BE-së. Në një vendim të datës 18 dhjetor, ky ministral ka…
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me ndarjen nga jeta të Shemsi Krasniqit, i njohur si “Shemi”, vokalisti i…
Mëngjesin e kësaj të marte në orën 10:00, Sekretariati i Etikës, do të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e Partisë…
Biznesmenët Asmir Jahoski dhe Ratko Kapushevski u arrestuan, ndersa zyra e ish-drejtorit të Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të…