Qeveria gjermane dhe landet federale kanë rënë dakord të zgjasin kufizimet ekzistuese të kontakteve deri më 19 prill. U diskutua gjithashtu edhe për një detyrim për të mbajtur maskë mbrojtëse.
Në luftën kundër përhapjes së virusit Corona, kufizimet e gjera për kontakte duhet të zbatohen nga qytetarët deri në 19 prill, pra edhe gjatë Pashkëve. Federata dhe landet vendosën në Berlin, që kontaktet me njerëzit e tjerë jashtë familjes të mbeten të kufizuara në minimumin absolut, në përputhje me rregullat në fuqi.
Kancelarja Angela Merkel (CDU) tha pas një video-konference me kryeministrat e landeve që njerëzit në Gjermani të heqin dorë në përgjithësi nga udhëtimet private dhe vizitat – përfshirë edhe te të afërmit. “Një pandemi nuk njeh ditë pushimesh,” tha Merkeli. Dhe shtoi: “Qëndroni edhe më tej të fortë dhe i respektoni rregullat”. Rregullat duhet të zbatohen fillimisht deri më 19 prill. Në pothuajse të gjitha landet federale, pushimet e Pashkëve për fëmijët e shkollave mbarojnë në këtë datë.
Kufizimet “janë respektuar mjaft mirë”
Merkeli tha që masat respektohen në mënyrë të unifikuar në shkallë vendi. Kufizimet e kontakteve respektohen mjaft mirë. Të martën pas Pashkëve, qeveria federale dhe landet do të rivlerësojnë situatën bazuar, ndër të tjera, në të dhënat e Institutit Robert Koch.
Sipas informacioneve të agjencisë gjermane të lajmeve dpa, Merkeli paralajmëroi se nuk duhet të ketë diskutime për lehtësimin e masave ekzistuese para 19 prillit. Ajo tha se në konferencë pati dakordim të gjerë që mbajtja e maskave mbrojtëse në fytyrë nuk duhet të jetë e detyrueshme. Kërkesat ekzistuese duhet të respektohen edhe nëse dikush mban maska të tilla./DW/
Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…
Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…
Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…
Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjës, ku është gjetur i pajetë një shtetas…
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi të premten për të mbështetur një rezolutë që synon t’i japë frymë të re…