Categories: Uncategorized

Gjermania e prerë: Tërhiquni nga ndryshimet kushtetuese ose bllokojmë hapjen e negociatave!

Zv.kryetari i Grupit të CDU-CSU në Bungestag Johann David Wadephul, ka reaguar pas zhvillimeve politike në vend ku Komisioni i Ligjeve miratoi ndryshimet kushtetuese për hapjen pjesërisht të listave dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore duke shkelur kështu kompromisin e arritur në Këshillin Politik me opozitën jo parlamentare.

Wadephul deklaron se reforma zgjedhore duhet të miratohet nga Parlamenti pa ndryshime, ashtu siç përcaktohet në marrëveshjen e 14 janarit 2020. Madje ai kërcënon me bllokimin e konferencës së parë ndërqeveritare dhe procesin e integrimit nëse marrëveshja nuk miratohet ashtu siç është dakordësuar.

Të lidhura

None found

Johann David Wadephul: “Me marrëveshjen e 5 qershorit dhe marrëveshjet e tjera të bazuara mbi të, qeveria dhe opozita kanë hartuar një reformë të mirë zgjedhore. Kjo reformë zgjedhore tani duhet të miratohet nga Parlamenti pa ndryshime, ashtu siç përcaktohet në marrëveshjen e 14 janarit 2020. Atëherë do të përmbushej kërkesa e bërë nga BE dhe Bundestagu gjerman për të kryer një reformë zgjedhore në një proces gjithëpërfshirës midis qeverisë dhe opozitës – përfshirë opozitën ekstra-parlamentare.”

‘Por tani po dëgjojmë për vendime në Parlament, për të ndryshuar marrëveshjet e 5 qershorit dhe kushtetutën, duke ndaluar formimin e koalicioneve zgjedhore nga partitë përpara zgjedhjeve. Të dyja këto ndryshime, nëse do të miratohen nga Parlamenti, do të ishin një shkelje serioze e marrëveshjeve të 5 qershorit dhe 14 janarit.”

Sipas tij, ndryshimi kushtetues për më tepër do të minonte tërë reformën zgjedhore dhe kështu do ta asgjësonte atë.

Johann David Wadephul: ”Ndryshimi kushtetues për më tepër do të minonte tërë reformën zgjedhore dhe kështu do ta asgjësonte atë. Në praktikë, kjo do të thoshte, se Parlamenti shqiptar do të bënte të pavlefshme reformën zgjedhore të arritur me marrëveshjen e 5 qershorit. Kjo do të vendoste parlamentin shqiptar dhe shumicën qeverisëse, përfshirë Kryeministrin, kundër vendimit të të gjithë krerëve të shteteve dhe qeverive të Bashkimit Europian, të marrë në mars të këtij viti, dhe do të vinte në veçanti në pikëpyetje perspektivën e Shqipërisë në Bashkimin Europian.”

Wadephul thotë se bundestagu gjerman nuk do të aprovojë konferencën e parë ndërqeveritare dhe hapjen e negociatave të anëtarësimit, për aq kohë sa nuk miratohet marrëveshja e 5 qershorit nga Parlamenti pa ndryshime kushtetuese.

Johann David Wadephul: ”Për më tepër, një qasje e tillë do të ishte një shkelje e jashtëzakonshme e besimit ndaj BE-së, OSBE-së dhe aktorëve të tjerë ndërkombëtarë që kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm për arritjen e një reforme të mirë zgjedhore. Bundestagu gjerman nuk do të aprovojë konferencën e parë ndërqeveritare dhe hapjen e negociatave të anëtarësimit, për aq kohë sa nuk miratohet marrëveshja e 5 qershorit nga Parlamenti pa asnjë ndryshim dhe pa ndryshime kushtetuese që minojnë këtë marrëveshje.”

”Prandaj u bëj thirrje kolegëve në Parlamentin shqiptar: Bëni një hap të madh drejt forcimit të demokracisë në vendin tuaj dhe miratoni reformën zgjedhore siç përcaktohet në marrëveshjen e 5 qershorit. Dhe hiqni dorë nga ndryshimet e planifikuara kushtetuese që do ta shkatërronin reformën zgjedhore. Vetëm atëherë ju do të keni akoma mbështetjen e fortë të Bundestagut gjerman. Prandaj: mos vini në pikëpyetje perspektivën e BE-së për vendin tuaj! Populli shqiptar nuk e meriton këtë! ”. /oranews

të fundit

Kuvendi vijon harmonizimin e ligjeve me Ligjin për udhëheqës të lartë në seancën e 123-të

Në kuadër të seancës së 123-të plenare, sot u miratua nevoja për të miratuar dhjetë ligje me procedurë të shkurtuar,…

3 minutes ago

Përplasje mes protestuesve dhe policisë gjatë marshimit në Tiranë

Ndërsa po vijonin marshimin në rrugët e Tiranës, ka pasur një moment tensioni në protestën e 124. Situata u tensionua…

5 minutes ago

“Monika më tha pse nuk tregon dhe emrat e tjerë”, gazetari zbulon telefonatën me aktoren: Më mori sot, nuk ka hallin e saj, por do të nxjerrim dhe të tjerët

Gazetari Elton Tozaj ka bërë një deklaratë të fortë këtë të enjte, duke u shprehur se ka pasur kontakt përmes…

6 minutes ago

Skopje Council rejects proposal to name Universal Hall after Vlado Janevski

Nisma që Salla Universale në Shkup të mbajë emrin e këngëtarit Vlado Janevski nuk mori mbështetjen e nevojshme në Këshillin…

14 minutes ago

Haxhiu calls for avoiding elections: Parties should focus on electing the president

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, tha se zgjedhjet e jashtëzakonshme, janë të papranueshme pas situatës, në të cilën…

15 minutes ago

Jetullahu testifies that he transferred around €200,000 to Sheholli after being blackmailed over a video

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin ndaj të akuzuarit për spiunazh dhe shantazh Fatmir Sheholli, të enjten u dëgjua i dëmtuari- dëshmitari Arben…

15 minutes ago