Një gjerman 33-vjeçar mund të jetë “pacienti zero” në Europë.
Ky fakt u konfirmua nga disa mjekë gjermanë nëpërmjet një letre të publikuar në revistën shkencore ‘New England Journal of Medicine’ në 5 mars.
Pacienti manifestoi probleme me frymëmërrjen dhe temperaturë të lartë në 24 janar. Simptomat e tij u përmirësuan më tej dhe në 27 janar u kthye në punë.
Rezulton se në 20 dhe 21 janar ai kishte marrë pjesë në një takim ku kishte qenë i pranishëm një kolege nga Shangai, Kinë, e cila kishte qëndruar në Gjermani nga 19 deri në 22 janar, pa shfaqur asnjë shqetësim.
Gruaja kishte nisur që të ndihej keq gjatë kthimit me avion në Kinë, ku rezultoi pozitive ndaj koronavirusit në 26 janar.
Më tej nisën analizat ndaj kolegëve gjermanë që e kishin takuar, mes tyre edhe 33-vjeçari që rezultoi pozitiv, ndonëse nuk kishte simptoma.
Në 28 janar, u gjetën pozitiv edhe tre punonjës të tjerë të së njëjtës kompani, të cilët kishin pasur kontakte me kolegun e tyre, i cili nuk kishte shfaqur simptoma.
Niko Peleshi do të drejtojë Kuvendin e Shqipërisë për katër vitet e ardhshme. Peleshi ishte sugjerimi i kryesocialistit Edi Rama…
Deputetët po votojnë në mënyrë të fshehtë për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit. Partia Socialiste, që fitoi zgjedhjet parlamentare të…
Gjatë seancës së parë të legjislaturës së re në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e Partisë Demokratike kanë mbajtur një minutë…
Parlamenti hapi dyert këtë të premte për të pritur deputetët e Legjislaturës së 11-të. Pas seancës së paradites, deputetët iu…
Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, të dy pjesë e listës së Partisë Social Demokrate (PSD) në zgjedhjet e 11 majit,…
Një ditë pas vrasjes së Charlie Kirk, figura e njohur e së djathtës amerikane dhe themelues i Turning Point USA,…