Një shqiptar u gjet i vrarë nga Policia italiane. Pas disa orëve është bërë i mundur edhe identifikimi i kufomës. Ai është Besnik Metaj, ndërsa autori një tjetër shqiptar, që këtë krim e ka kryer në bashkëpunim me persona të tjerë. Përveç kësaj është zbuluar edhe një rrjet i tërë kriminal italo-shqiptar.
Mëngjesin e kësaj të hëne, Policia e Komos në Itali ka arrestuar 5 persona, një prej tyre i akuzuar për vrasje. Karabinierët e stacionit policor në Trevizo dhe karabinierët e Komos në bashkëpunim me ekipin e Reggio Kalabrias, arrestuan 5 persona, ndërsa janë në kërkim edhe 12 persona të tjerë pas një hetimi kompleks të drejtuar nga prokuroria e Venecias, që hodhi dritë për një trafik të gjerë droge midis Venetos, Lombardisë dhe Kalabrisë.
None found
I gjithë trafiku drejtohej drejt vendeve të Evropës Lindore dhe Veriore Shqipëri, Rumani, Angli dhe Gjermani, fakte këto që bëhen publike nga mediat italiane. Sipas hetuesve, krimet janë rezultat i një partneriteti shumë të vendosur midis familjeve italiane dhe shqiptare.
Gjatë dy viteve të hetimit, policia sekuestroi 350 kilogramë marijuanë dhe 270 gram kokainë, substanca doping dhe amfetamina, duke arrestuar 8 persona në flagrancë.
Besnik Metaj quhet personi, që dyshohet se është përfshirë në këtë rrjet, ndërsa u gjet i pajetë në provincën e Komos. Metaj dyshohet se është vrarë për shkak të mos-marrëveshjeve për çështje të trafikut të drogës. Trupi i Besnikut ishte gjetur pjesërisht i varrosur në pyllin e malit Cornizzolo, në komunën Eupilio, në provincën e Komos, krejtësisht lakuriq, me plumba në kokë. Të gjitha ishin shenja të një ekzekutimi të vërtetë.
Karabinierët kanë njoftuar se për këtë krim u arrestua sot një person. Ai jetonte në familjen italiane të Varca-Crivaro, ndërsa me origjinë ishte nga Kopliku i Shqipërisë. Burri do të përgjigjet për vrasjen dhe për fshehjen e trupit të Besnik Metajt, por edhe për posedim të paligjshëm të armëve të zjarrit.
Policia e Tiranës, ka arrestuar këtë të hënë (9 nëntor) autorin e dyshuar të grabitjes së raiffeisen bank në zonën…
Të paktën 20 emigrantë kanë humbur jetën dhe 133 të tjerë janë shpëtuar në katër operacione të ndryshme në det,…
Shtetet e Bashkuara dhe Irani po zhvillojnë kontakte diplomatike në mënyrë diskrete, në përpjekje për të shmangur një përshkallëzim të…
Gjatë ditës së sotme pritet të vazhdojë rigjykimi i Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase Maria Clara…
Policia e Tiranës, ka arrestuar këtë të hënë (9 nëntor) autorin e dyshuar të grabitjes së raiffeisen bank në zonën…
Të paktën 20 emigrantë kanë humbur jetën dhe 133 të tjerë janë shpëtuar në katër operacione të ndryshme në det,…