Categories: Uncategorized

Gjashtë të arrestuar në Tiranë, veprat penale që i çuan pas hekurave

Policia e Tiranës ka arrestuar 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Policia ka arrestuar K. A., 44 vjeç. Arrestimi i tij u bë për veprat penale veprat penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ka vjedhur banesën e bashkëjetueses së tij, ndaj së cilës ka ushtruar edhe dhunë fizike, në menyrë të vazhdueshme.

Të lidhura

None found

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi është gjetur një thikë dhe 3 shkopinj bejsbolli. Po gjatë veprimeve të para hetimore u procedua penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasi B. L., 33 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në vjedhje, të cilit gjatë kontrollit të banesës iu gjet një armë gjahu që e mbante pa leje.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u arrestua në flagrancë shtetasi M. S., 26 vjeç, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, ka tentuar të vjedhë me thyerje, lokalin në pronësi të shtetasit A. M.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Ç., 23 vjeç, sepse në rrugën “Ali Shefqeti”, për mosdhënien e një borxhi, me vetëgjyqësi, ky shtetas i ka marrë mjetin shtetasit H. M. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi i shtetasit S. Q., 63 vjeç, i cili ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është konstatuar në rrugë nga shërbimet e Policisë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

-O. A., 35 vjeç, sepse në rrugën “Abdi Toptani”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.63 mg/l;

– A. N., 60 vjeç, pasi në rrugën “Myslym Shyri” u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

të fundit

Erion Veliaj kërkoi shtyrjen e seancës në GJKKO, Prokurori Ols Dado: Kryebashkiaku ka kërkuar leje të marrë pjesë në evente të tjera, në gjyq thotë s’vij dot

Prokurori i SPAK, Ols Dado, ka deklaruar se sipas informacionit që disponon institucioni, gjendja shëndetësore e kryebashkiakut të Tiranës Erion…

31 seconds ago

Irlandë–Kosovë, “Dardanët” kanë nevojë vetëm për një barazim për të shkuar në “play-off

Kombëtarja e Kosovës do të përballet sonte (e martë) me Irlandën në Dublin me fillim nga ora 20:45, në kuadër…

5 minutes ago

Klopp mahnitet nga Wirtz pas dy golave në fitoren e Gjermanisë ndaj Holandës

Jurgen Klopp ka vlerësuar lart cilësitë e mesfushorit të Liverpoolit, Florian Wirtz, duke e cilësuar atë si një “futbollist të…

6 minutes ago

Cakolli ngre pikëpyetje pas dënimit të Thaçit: Totali mund të shkojë në 26 vjet e 5 muaj

Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pas dënimit të ish-presidentit Hashim Thaçi me 17 muaj burgim shtesë për pengim të…

8 minutes ago

ASK dhe BSP ndalojnë një rrjet proksi iranian në Maqedoni që dyshohet se planifikonte atentat në Greqi

Agjencia për Siguri Kombëtare (ASK) dhe Byroja për Siguri Publike (BSP) pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me…

13 minutes ago

Kumanovo, three-month suspended prison sentence for young man who carried the “Authochthonous” national flag

Thellësisht shqetësuese mbetet trajtimi ligjor dhe penal i simboleve kombëtare nga organet e drejtësisë në vend, njofton agjencia e lajmeve…

20 minutes ago