Një redaktore lajmesh në Rusi i dha fund jetës duke i vënë zjarrin vetes përpara zyrave të ministrisë së Brendshme në qytetin e Nizhniy Novgorod, raportojnë mediat lokale.
Irina Slavina më herët shkroi në Facebook: “Fajësoni Federatën Ruse për vdekjen time.” Ajo tha të enjten se policia kishte ushtruar kontroll në banesën e saj duke i sekuestruar kompjuterë dhe dosje me materiale.
Slavina ishte kryeredaktore e faqes së lajmeve në internet KozaPress. Motoja e medias është “lajmet dhe analizat” dhe “pa censurë”.
Autoritetet deri më tani nuk kanë bërë asnjë koment mbi çështjen. Vitin e kaluar, redaktorja u gjobit për “mosrespektim të autoriteteve” në një nga artikujt e saj./BBC
Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…
Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…
Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…
Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…
Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…
Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…